• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro rënie për të shtatën ditë radhazi, zhvillimet në tregun valutor
Home
Ekonomi

Euro rënie për të shtatën ditë radhazi, zhvillimet në tregun valutor

7 May, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Monedha e përbashkët evropiane e nisi edhe këtë javë e zhvlerësuar përkundrejt monedhës vendase, edhe pse me një rënie të lehtë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot me 127.24 lekë, duke shënuar ditën e shtatë radhazi më rënie.

Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informate, që sipas ekspertëve të tregut, po kanalizohet përmes ndërtimeve.

Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.

Në të njëjtën linjë ishte dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili javën e kaluar tha se nuk ka ndikim deeuroizimi në rënien e euros, por faktorët fondamentale, që lidhen me investimet, remitancat, turizmin. “Në nivel makro, e thashë që mbiçmimi i kursit të këmbimit tregon rritje të fuqisë blerëse, për sa kohë që përcaktohet nga faktorë fondamentalë”, tha Gent Sejko.

Një tjetër faktor që po ndikon së fundi sipas aktorëve kryesor të tregut të këmbimit valutor janë edhe flukset e turistëve.

Tendenca rënëse e euros pritet të vijojë gjatë gjithë verës. Ekspertët e tregut argumentojnë se kjo do të jetë tendenca e euros duke qenë ecuria do të ndikohet edhe prej efekteve sezonale.

Ndërsa dollari amerikan, ditën e sotme ka fituar pikë ndaj lekut, pasi ra në nivelet më të ulëta të pesë viteve. Një dollar u këmbye sot me 106.63 lekë, rreth 0.27 pikë më shumë se sa mbylli javën e kaluar. Monedha e gjelbër fitoi pikë ndaj euro në tregjet ndërkombëtare dhe kjo është reflektuar edhe në tregun vendas. Sipas kursit të këmbimit të Financial Times, një euro po këmbehet me 1.19 USD. Në shkurt, euro po luhatej në nivelet më të larta të tri viteve të fundit, ku këmbehej me 1.25 USD.

Një rritje të lehtë ka pësuar edhe paundi britanik. Monedha britanike u këmbye sot me 144.27 lekë, me një rritje prej 0.13 pikë në krahasim me të premten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI ME THIKË PRINDËRIT DHE U HODH NGA BALLKONI/ I riu që vuante nga depresioni, sapo kishte...
Previous article Harrojeni fustanin RRJETË! Shihni si ka dalë këtë herë Bleona... (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT