• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EURO/ Rekord i ri, zbret poshtë 126 lekëve. Çfarë po ndodh dhe si pritet ecuria
Home
Ekonomi

EURO/ Rekord i ri, zbret poshtë 126 lekëve. Çfarë po ndodh dhe si pritet ecuria

31 May, 2018 F.autor Ekonomi

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme, duke arritur një rekord të ri të 10 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.92 lekë, duke rënë ndjeshëm me 0.36 në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i ulët që nga janari i vitit 2009, kur euro e hapi vitin në kuotat e 123-124 lekëve, por më pas u rrit për të arritur në nivelin rekord në mes të vitit 2011, kur arriti në 142.6 lekë. Më pas, euro ishte në nivele të qëndrueshme për 6 vjet, duke u këmbyer midis 139-140 lekë. Rënia nisi në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti.

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2018, euro ka rënë me 7.51 lekë, ose 5.6%. Nga 102 ditë tregtimi zyrtar në pesë muajt e parë të këtij viti, euro ka rënë në 72 prej tyre.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore mbetet oferta e lartë për valutë që vjen nga kanalet formale (remitancat, investimet, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, turistët) ato informale (paratë ilegale që futen kryesisht në punë përmes ndërtimit) si dhe ndikim të dukshëm në luhatjet e forta kanë pasur transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave.http://www.monitor.al/euro-nuk-ndal-renien-ekspertet-po-ndikon-dhe-konvertimi-kapitalit-te-bankave/

Në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë pak vetën ditën e sotme, duke u ngjitur në 1.17 dollarë dhe duke u larguar nga niveli më i ulët në gati tre vjet, pasi tensionet për krizën e qeverisë në Itali sikur u zbutën disi. Pozitivisht ndikuan dhe të dhënat pozitive në Gjermani.

Fakti që euro në tregun vendas nuk e reflektoi këtë tendencë, tregon se monedha e përbashkët është e dobët në Shqipëri si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm. Teksa euro nuk ra, kursi u korrektua përmes nënçmimit të fortë të dollarit, i cili humbi  1.18 lekë në ditën e sotme, duke u këmbyer me 107.6 lekë.

Ekspertët pohojnë se euro pritet të jetë e dobët për shkak të fillimit të efekteve sezonale, ku rolin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Për herë të parë këtë vit, sezoni ka nisur më herët, që në maj dhe nga qershori hotelet kanë raportuar se janë pothuajse 100% të rezervuara me turistë nga gjithë Europa, ku këtë vit risi janë nordikët.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ajo që shohim në Instagram është një gënjeshtër dhe rrëfimi i Florianës për ditët e para si mama na bindi!
Previous article MISTERI I HELMIMIT NË FASONERI/ Gratë në spital, por autoritetet e mohojnë... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT