• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EURO PREK “VIJËN E KUQE”/ Ja çfarë parashikohet gjatë kulmit të sezonit turistik?
Home
Ekonomi

EURO PREK “VIJËN E KUQE”/ Ja çfarë parashikohet gjatë kulmit të sezonit turistik?

11 May, 2024 s.autor Ekonomi

Euro ka zbritur në 100 lekë, duke shkelur kështu “vijën e kuqe”. Kjo do të thotë se e konsideruar si valuta e fortë nuk është më e tillë.

Luhatjet e forta të kursit të këmbimit janë përshpejtuar javët e fundit, duke paralajmëruar rënie të mëtejshme gjatë sezonit turistik, Euro e ka mbyllur këtë javë në nivelin e 100.5 lekëve, ose 11 lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por goditjet e euros kanë vite tashmë që kanë nisur, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet në arenën ndërkombëtare, por edhe zhvillimet aspak të zakonta të tregut të brendshëm.

Rënia ka qenë më e fortë veçanërisht pas vitit 2022. Ndërkohë që kundrejt 6 viteve më parë, monedha europiane ka humbur plot 27 lekë.
Euro në të njëjtën trajektore, luhatet drejt 100 lekëve, edhe valutat e tjera drejt rënies

E një situatë e tillë ka pasoja në ekonomi, në kushtet kur euro është monedha e dytë më e përdorur në vend. Nga një euro e dobët, ka humbës dhe përfitues.

Ata që humbasin janë depozituesit në këtë monedhë, të gjithë ata që kanë të ardhura në euro, familjet që marrin remitanca nga të afërmit emigrantë, si dhe eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe pagesat në lek.

Ata që përfitojnë janë kredimarrësit në euro, që do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit dhe tregtarët që i blejnë mallrat në euro dhe i shesin në lek, norma e fitimit të tyre do të rritet dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Tre janë faktorët kryesorë, që të kombinuar me njëri-tjetrin kanë shkaktuar gremisjen e monedhës europiane. Së pari, zhvillimet gjeopolitike, që mbeten një risk konstant; shtimi i ofertës monetare në euro çka do të thotë që në qarkullim ka shumë euro nga burime formale dhe informale dhe pakësimi i ofertës monetare në lek, gjë që do të thotë se në treg ka pak lek dhe kjo ka çuar në prishje të ekuilibrave kërkesë ofertë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR AKSIDENT I RËNDË NË PUNË/ Humb jetën një 60-vjeçar, mbërriti në spital pa shenja jete
Previous article E RËNDË/ Aksident me vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT