• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EURO, HEROINE DHE KOKAINE/ Goditet BANDA E DROGES në Greqi, emigrantë nga e gjithë bota të përfshirë. Shqiptarët…
Home
Breaking News

EURO, HEROINE DHE KOKAINE/ Goditet BANDA E DROGES në Greqi, emigrantë nga e gjithë bota të përfshirë. Shqiptarët…

16 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia greke ka shkatërruar të hënën një grup kriminal që shpërndante drogë të llojit kanabis dhe heroine në qendër të Athinës.

Pas një operacioni masiv që zgjati disa orë, policia njoftoi se ka arrestuar 28 persona dhe ka identifikuar 11 pjesëtarë të tjerë të rrjetit.

Bëhet fjalë për një rrjet me përbërje shumëkombëshe. Të arrestuarit jane nga Maroku, Palestina, Guinea, Ruanda, Somalia, Shqipëria, Bullgaria, Nigeria, Kameruni, Kongo, Bali, etj

Sipas policisë, grupi realizonte deri në 400 shitje në ditë, kryesisht për narkomanët në zonën Amerikis, Koliatsou dhe Kipseli, por edhe në sheshin Omonia në qendër të Athinës.

Asgjësimi u bë i mundur pas investigimesh që zgjatën disa muaj dhe ku me urdhër të prokurorisë u kryen dhe dhjetra orë videopërgjime në pikat ku kryhej shitja e drogës.

Arrestimet u kryen gjatë fundjavës

Operacioni i koordinuar policor u zhvillua gjatë fundjavës së 15-16 korrikut 2018. Finalizimit të operacionit i paraprinë hetime sistematike gjatë të cilave u vlerësuan dhe shfrytëzuan të dhënat nga videopërgjime në pikat ku kryhej shitja e drogës.

Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në një organizatë kriminale, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe pastrim parash.

Anëtarët e organizatës, të ndarë në dy nëngrupe, kanë qenë aktivë të paktën që nga fillimi i vitit, duke furnizuar 24 orë në ditë me drogë, rreth 350 deri në 400 narkomanë në ditë.

Rolet në organizatë ishin të ndara, disa bënin trafikantin, të tjerë menaxhonin paratë, ndërsa disa të tjerë bënin fshehjen e narkotikëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan 30 paketa heroinë,  disa doza kokaine dhe 40  telefona celularë dhe një shumë parash që tejkalonte 500 euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter nuk humbet kohë, kërkon yllin argjentinas që dështoi në Botëror
Previous article MONIKA STAFA/ Të kontrollosh burimin: Studimet më interesante në median digjitale gjatë 2018

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT