• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro e nis javën me rënie, BSH paralajmëroi se mund të ndërhyjë sërish, për të frenuar efektet sezonale
Home
Ekonomi

Euro e nis javën me rënie, BSH paralajmëroi se mund të ndërhyjë sërish, për të frenuar efektet sezonale

18 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Euro e ka nisur këtë javë, duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.7 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.34 lekë.

Dollari u këmbye me 108.37 lekë, duke u çmuar me 1.67 lekë, në raport me ditën e mëparshme.
Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer me 1.16 dollarë amerikanë. Monedha e përbashkët po përjeton një periudhë të dobët përkundrejt monedhës së gjelbër për shkak të zhvillimeve politike në botë.

Euro arriti në fillim të qershorit (data 5) nivelin më të ulët në 10 vjet, prej 124.17 lekë. Më pas, me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që deklaroi se euro kishte rënë përtej parashikimeve, ndaj ajo do blinte valutë në treg, monedha e përbashkët u ngjit deri në 128.34 lekë, për të zbritur sërish afër 126 në fund të javës së kaluar.

Me mbërritjen e verës, pritet që efektet sezonale të ushtrojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët (që këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord) dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë sërish në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dy ditë më parë, gjatë samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale se nese do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Sejko tha se edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bejnë një nderhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv.

Megjithatë kjo ndërhyje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efektet sezonale po punojnë në të kundërt dhe kjo e bën institucionin monetar qendror që të paralajmërojë për ndërhyrje të mëtejshme nëse euro do të bjerë sërish përtej parashikimeve. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fabio Capello flet hapur/ Takticieni italian ka kritika për Pogba dhe Dybala
Previous article Monika Stafa/ Pirateria dixhitale, sprova jonë e radhës Spanja, një shembull për t’ia nisur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT