• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro do vazhdojë të bjerë, shkak deeuroizimi… (VIDEO)
Home
Ekonomi

Euro do vazhdojë të bjerë, shkak deeuroizimi… (VIDEO)

18 April, 2018 F.autor Ekonomi

Bankat thonë se rënia e euros ndaj lekut është rezultat i zhvillimeve të brendshme në ekonominë shqiptare, por edhe politikave që po ndjek Banka e Shqipërisë.

“Procesi i deeuroizimit nga Banka e Shqipërisë ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm që ka çuar në rënien e euros. Bashkangjitur këtij faktori janë dhe rritja e investimeve të huaja në ekonomi, të cilat kanë rritur ofertën e euros”, thotë Klodiana Xhepa, shefe e kursit të këmbimit në Bankën Credins.

Por, veç rritjes së ofertës nga jashtë, dobësimi i euros ka dhe një arsye tjetër. Ajo lidhet me normat e interesit. Të mbash depozita në euro fiton shumë më pak se sa të kursesh në lekë dhe kjo, sipas bankave, ka nxitur shumë qytetarë që kanë kursime në euro t’i kthejnë ato në monedhën kombëtare.

“Në 5 vitet e fundit depozitat në euro nuk gjenerojnë asnjë të ardhur për shkak se normat e interesit të euros janë gati zero, ndaj emigrimi i depozitave nga euro në lek ka rritur ofertën e euros në treg, gjë që ka çuar në një ulje të çmimit të euros”, shpjegon Xhepa.

Në tre vitet e fundit euro është zhvlerësuar në mënyrë të qëndrueshme ndaj lekut. Aktualisht monedha europiane kushton plot 10 lekë më pak se sa kushtonte në prill të vitit 2015. Për një kategori qytetarësh kjo ka sjellë jo pak përfitime.
“Duke patur parasysh që qytetarët dhe konsumatorët kanë një pjesë të detyrimeve të tyre në monedhë të huaj, kjo i ndihmon ata, pasi për të blerë këtë monedhë ata do të shpenzojnë më pak para”, shton Xhepa.

Por çfarë do të ndodhë me kursin euro-lek gjatë muajve në vijim?

“Mendohet se do të jetë një çmim stabël, përveçse sikurse e thamë, që në sezonin veror, rritja e fluksit të monedhës së huaj, çon edhe më tej në një rënie, që mund të jetë poshtë këtij niveli”, parashikon shefja e kursit të këmbimit në Bankën Credins.

Rënia e qëndrusshme e euros ndaj lekut kohët e fundit është bërë edhe një cështje e nxehtë debati. Opozita, por edhe disa ekspertë të ekonomisë thonë se rënia e euros ndaj lekut është rezultat I të ardhurave që kanë hyrë nga trafiku I drogës dhe burimet e tjera kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpallet femra më e bukur e 2018-ës… dhe nuk është aspak ajo që prisnim!
Previous article Nën mbikqyrje pas arrestimit, por McGregor largohet nga Irlanda për pushime

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT