• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro arrin nivelin më të ulët që nga 2009, edhe sa do vazhdojë rënia?
Home
Ekonomi

Euro arrin nivelin më të ulët që nga 2009, edhe sa do vazhdojë rënia?

12 March, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Euro ka vijuar të nënçmohet më tej në tregun vendas duke shënuar rishtas rekord të ulët të këmbimit përkundrejt lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 131.83 lekë, rreth 0.07 lekë më pak se fundi javës së kaluar. Euro po luhatet në nivelet më të ulëta të nëntë viteve të fundit.

Aktorët kryesorë të tregut tregojnë se monedha e përbashkët ka tendencë që të humbasë pikë përkundrejt lekut me afrimin e datës së pagesave nga biznesi. Ata argumentojnë se më afrimin e datës 14, e cila është edhe afati i fundit i pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, euro dobësohet duke qenë se bizneset po thyejnë valutën për të mbyllur detyrimet. Sipas ekspertëve euro do të jetë e dobët deri me datë 20, afati i fundit për pagimin e sigurimeve.

Ndërkohë që ekspertët shtojnë se deklaratat e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin e ekonomisë është një tjetër faktor që ka çuar euron në nivelet më të ulëta që prej gushtit të 2009-s. Për shkak të deklaratave të Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë kanë nisur të marrin masa për uljen e depozitave dhe kredive në valutë të huaj.

Historikisht, në 3 muajt e parë të vitit monedha e përbashkët kapte nivelet më të larta të këmbimit me lekun në tregun vendas, kryesisht për shkak të transferimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj në vendet mëmë. Ndryshe nga herët e kaluar, fitimet kanë qenë më të ulëta, ndërsa oferta në valutë në treg ka qenë tepër e lartë, aq sa ndikimi ka qenë i papërfillshëm.

Ekspertët presin që me afrimin e efekteve sezonale, ardhja e turistëve të huaj dhe fluksi i emigrantëve, euro do të nënçmohet edhe më tej, pavarësisht ecurisë në tregjet ndërkombëtarë.

Megjithatë, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj në tregjet europiane. Sipas Financial Times euro këmbehej me 1.231 dollarë, 0.02 më pak se niveli më i lartë i tre viteve të fundit.

Një dollar është këmbyer sot me 107.02 lekë, rreth 0.16 lekë më pak se të premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari po luhatet në nivelet më të ulëta që nga 2008-a duke reflektuar edhe nivelin e dobët të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATEGORIA SUPERIORE/ Zhgënjimi i përforcimeve, Flamurtari vetëm dy fitore në 2018-ën
Previous article Konflikti me Mozzik dhe Getinjo, ish menaxheri i tyre paraqitet në Gjykatë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT