• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ETHET” E  PRILLIT/ Agron Duka “PRESION” të hapur Bashës: Ose i treti në Durrës, ose iki nga koalicioni
Home
Politikë

“ETHET” E PRILLIT/ Agron Duka “PRESION” të hapur Bashës: Ose i treti në Durrës, ose iki nga koalicioni

23 November, 2020 F.autor Politikë

Nëse kryedemokrati Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e  Durrësit (dmth vendi i 2 apo i 3), kreu i PAA-së, Agron Duka do të dalë në koalicion më vete dhe do i bëjë ftesë partive të vogla në mënyrë që të maksimilizohet sa më shumë vota për të siguruar deputet në disa qarqe të vendit.

Kjo deklaratë e kreut të PAA-së, Agron Duka bërë në Report TV gjatë një interviste në hapësirën “live” të pasdites është një “presion” ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket se rrezikon të braktiset nga aleatët e tij.

Duka tha se është në negociata me Bashën për të krijuar një listë të përbashkët në mënyrë që ai t’i sigurojë kandidatë në të gjitha qarqet kryesore të vendit dhe sipas tij gjasat janë që opozita të dalë me listë të përbashkët, pasi e ndarë në grupe të fragmentizuar favorizon fitoren e PD.

Nëse negociatat dështojnë Duka tha se do të bëjë kalkulimet e veta për të nxjerrë kandidatë ku e ka të sigurt fitoren.

“Dy janë mënyra ose të dilet i vetëm në një koalicion ose të dilet me opozitën, me atë që tashmë jemi. Faktit që u bënë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor kufizon shumë vendet për partitë e vogla në listë dhe kjo na kushtëzon paksa, por dhe dalja vetëm pa komisioner dhe pa numërues edhe kjo është e rrezikshme, por jo e pamundur.

Po presim të mbyllim negociatat me opozitën e bashkuar dhe me PD si parti e madhe dhe të dalim me një listë që të maksimilizojë votat. Ne kërkojmë përfaqësi në të gjitha qarqet kryesore me një kandidat. Mund të tolerojmë në Kukës, ku janë 3 mandate, por jo në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër etj.

Dalja me një listë e bën më të mundshme fitoren e opozitës se sa dalja e fragmentizuar me lista të veçanta. Dalja më vete mund të bëjë që në disa qarqe të mos fitojmë deputet dhe se votat shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të PS. Unë do kandidoj në Durrës, pasi nuk mund të jap më shumë në qark tjetër se sa në Durrës.

Nuk pranoj asnjë lloj negociate se sa në një vend dinjitoz dhe jo më në një vend të sigurt, pra 2 ose të 3. Nëse kjo nuk ndodh dilet vete dhe i bëhet ftesë partive të vogla që të maksimilizohet vota dhe tentohet që të nxirren disa deputet në disa qarqe ku mendohet se mund të fitohet”, tha Duka.

I pyetur nëse do të ketë një koalicion me PS nëse del me listë më vete dhe fiton, Duka tha se kjo është e vështirë, pasi ai po punon që t’i shtojë votat opozitës dhe jo t’i shërbejë Ramës.

“Unë besoj se do dalim me listë të përbashkët. Edhe nëse dal vetëm do bëj kalkulimet e mia që të mos i heq vota PD dhe t’i shërbejë Ramës dhe kjo na e bën të pamundur bashkëpunimin me PS”, tha Duka.

Në lidhje me shërimin e tij pas COVID, Duka tha se e ka kaluar lehtë dhe se nuk ka pasur asnjë simptomë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJE E JAZHTEZAKONSHME TEK GJERMANIA/ Vendoset fati i Joachim Low
Previous article COVID-19 NË ITALI/ Rikthehet PANIKU. Ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT