• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet
Home
Sociale

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet

26 August, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës.

Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit.

Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor përkatës.

I moshuari jeton në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai është paraqitur në spital, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor.

Ndërkohë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja që transmeton sëmundjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për kontrollin e saj.

Në kuadër të hetimit dhe marrjes së masave parandaluese, ekipet e specializuara po kryejnë edhe depistimin në vatër.

Gjithashtu, pritet ndërhyrja për dezinfektimin dhe trajtimin e zonave të identifikuara si të mundshme për praninë e mushkonjave.

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të jetë pa simptoma ose të shfaqet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në raste të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze. Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa hetimi i ISHP-së pritet të përcaktojë shkallën e përhapjes së mushkonjës bartëse dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit
Previous article E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT