• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ETHET” E LUFTËS MBËRTHEJNË LINDJEN E MESME/ Shefi i Hezbollaut kërcënon Izraelin: Jemi në betejë, të gjithë kartat e hapura
Home
Botë

“ETHET” E LUFTËS MBËRTHEJNË LINDJEN E MESME/ Shefi i Hezbollaut kërcënon Izraelin: Jemi në betejë, të gjithë kartat e hapura

3 November, 2023 s.autor Botë

Pak orë pasi Hezbollahu, pas katër javësh nga nisja e konfliktit në Rripin e Gazës, intensifikoi sulmet mbi Izraelin duke goditur pozicionet ushtarake të IDF-së në veri të vendit me raketa, mortaja dhe drone kamikazë, duket se frika për një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme është rritur.

Izraeli këtë mëngjes paralajmëroi se do të “përgjigjet ndaj çdo ngjarjeje përgjatë kufirit të verior sot dhe në ditët në vijim”, e madje vetë kryeministri Benjamin Netanjahu u kujdes që t’i kërkonte Hezbollaut të mos “luajë me zjarrin”.

Nëse testohen limitet e Izraelit, sipas Netanjahut organizata terroriste e mbështetur nga Irani dhe që vepron në Liban do ta paguajë shtrenjtë.

Por më i ashpër se lideri hebre ka qenë në qëndrimin e tij mbi konfliktin e armatosur që po trondit Lindjen, kreu i Hezbollaut, Hassan Nasrallah.

Në fjalimin e tij të parë publik që nga ngjarja e 7 tetorit, udhëheqësi i milicisë i mbështetur nga Irani, kërcënoi Izraelin duke thënë se “të gjitha kartat janë të hapura” në tavolinë.

Nasrallah paralajmëroi se një sulm në Liban do të ishte “gabimi më naiv” që Tel Avivi mund të bënte.

“Nëse armiku fillon të sulmojë çdo zonë të Libanit, ata do të bëjnë gabimin më të madh, do të tregoheshin budallenj. Do ta them me gjithë transparencën, në frontin tonë, të gjitha opsionet janë të hapura. Ne duhet të jemi gati për të gjitha opsionet. Ne jemi në gatishmëri shumë shumë të lartë”, tha Nasrallah.

Teksa Nasrallah po përgatitej të mbante fjalimin e tij televiziv, të shtëna festive shpërthyen mbi Bejrut ndërsa mijëra njerëz u grumbulluan në sheshe për ta ndjekur atë.

Udhëheqësi i Hezbollahut në nisje të fjalimit falenderoi “Irakun dhe Jemenin që iu bashkuan kësaj beteje” dhe vlerësoi protestat pro-palestineze që janë zhvilluar në mbarë botën.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër Izraelit është një shembull i qartë i kauzës së Zotit. Detyra jonë është të japim gjithçka, të besojmë në këtë thirrje, ne jemi gati të sakrifikojmë, të japim gjithçka. Operacioni i 7 Tetorit është i shenjtë. Disa prisnin që unë të shpallja luftë sot. Por ne jemi tashmë në luftë, që nga 8 tetori. Që nga ajo ditë rezistenca islamike në Liban është përfshirë në mënyrë aktive në një betejë të prekshme, graviteti i plotë i së cilës është vërtet i kuptueshëm vetëm për ata që ndodhen fizikisht në rajonin kufitar.”

Duke iu referuar më pas operacioneve në kufirin me Libanin, ai tha se ato po shkaktojnë “frikë në nivelin e komandës politike dhe ushtarake të armikut, si dhe te amerikanët, sepse ekziston frika se ky front mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm ose një luftë më të gjerë”.

Më tej lideri i Hezbollaut e ka cilësuar këtë “një betejë plotësisht legjitime, nga pikëpamja ligjore dhe fetare, kundër pushtuesit sionist”.

“Mbrojtja e popullsisë së Gazës sot përfaqëson një akt njerëzimi. Ata që heshtin për krimet izraelite kundër Gazës duhet të rimendojnë njerëzimin e tyre. Objektivi ynë i parë duhet të jetë përfundimi i luftës në Gaza, i dyti për të siguruar fitoren e rezistencës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shoqëruara me erë të fortë, temperaturat ulen me disa gradë
Previous article SHQIPJA DEKLAROI SE LUIZI ËSHTË TAKUAR ME ISH-PARTNEREN/ Reagon këngëtari: Nuk e puth...

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT