Një lajm të ëmbël na dha pak ditë më parë blogeria e njohur shqiptare, Estela Ujka. Ajo ka treguar se një pjestar i ri do i bashkohet familjes së saj në fund të marsit dhe për këtë është shumë e lumtur edhe pse asnjëherë nuk e kishte menduar që mund të kishte një fmailje të madhe. Përveç dy vajza edhe një bebe do të jetë pjesë e kësaj familjeje.
Theksojmë që ajo prej vitesh njohet si nga femrat më të spikatura në modë,pa komplekse. Madje ajo ka publikuar edhe foto me celutit pak muaj më parë dhe u kritikua shumë në rrjetet sociale. Por gjithmonë shfaqet shumë fashion dhe duhet ta themi që edhe bukuria naturore nuk i mungon. Estela ka treguar edhe shenjat e para të kësaj shtatzënie, që kanë nisur gjatë pushimeve të verës në Turqi.
“E ndieja që nuk i afrohesha dot ushqimit dhe mendoja që kjo vinte si pasojë e sasisë që ofrojnë resortet andej duke mos e kuptuar që ndjesia e perzjerjes vinte nga tjetër shkak. Sapo u ktheva në Shqipëri bleva testin duke shpresuar që ishte thjesht një vonesë, por mesa duket nuk ishte ashtu. Mund te them që ndryshe nga 2 shtatzanitë e para tek kjo ndiej më shumë frikë e pasiguri se si do shkojë, por dhe si do e përballoj ngarkesën më pas. Barku në shtatzënine e 3-të dilka më herët dhe femra bëhet shumë më e ndjeshme. Mund të them që lajmi nuk ishte fare i papritur për bashkëshortin tim që mesa duket kësaj here e paska patur qëllim në vetvete dhe sigurisht që ishte një lajm shumë i bukur për vajzat, të cilat prej kohësh kërkonin një vëlla të vogël, edhe pse i kanë dy më të mëdhenj nga babai. Vajzat na u rritën dhe unë mendoja që na mjaftonin për familjen ideale që kisha në kokë. Por, mesa duket dhe një pjesëtar i ri do gjej vend të ngrohtë në strehën tonë. Ah, përveç qenit, mos e harrojmë”, ka teguar ajo.



