Theodhori Sollaku, avokati mbrojtës i Klement Balilit, ka dorëzuar sot kërkesën për gjykim të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda shtyri seancën e planifikuar për sot ku edhe do të shënohej hapja e gjyqit për Balilin.
Shtyrja e seancës u bë për arsye që të sillej nga burgu vetë Balili, duke qenë se duhet ta kërkojë dhe ai personalisht gjykimin e shkurtuar. Nëse Balili shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 12 vite burg, atij i ulet 1/3 e dënimit.