• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË VAZHDIM I VALËS SË PARË”/ Mjeku shpjegon pse u rritën rastet me Covid-19 në Shqipëri
Home
Sociale

“ËSHTË VAZHDIM I VALËS SË PARË”/ Mjeku shpjegon pse u rritën rastet me Covid-19 në Shqipëri

25 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një intervistë për “Abc-ja e mëgjesit”, mjeku pneumolog nga Shkodra, në Itali Behar Cekorja foli për situatën e koronavirusit. Cekorja, i cili punon në Siena tha se situata në zonën e tyre ka qenë më e lehtë krahasuar me Lombardinë.

“Në Lombardi kur e kuptuan që kishte ardhur Covid, kishte kaluar më tepër se një muaj. Pjesa më e madhe e të infektuarve, të personelit mjekësor ishin mjekë familje. Vdekjet më të larta kanë qenë të mjekëve të familjes. Ne në Toskanë kjo na dha kohë”, tha ai.

Ndërkaq, për rritjen e rasteve në Shqipëri ai tha se kjo ka ardhur si pasojë e hapjes totale dhe nuk kemi të bëjmë me një valë të dytë të virusit. Cekorja u shpreh më tej se beson se virulenca e virusit nuk ka rënë, por janë kushtet atmosferike ato të cilat vështirësojnë përhapjen e tij.

“Është vazhdimin i valës së parë. Shqipëria bëri mbylljen totale dhe virusi nuk arriti të përhapej. Me hapjen totale, se në Shqipëria hapja nuk ishte graduale, por totale nuk ka distancim social dhe virusi është akoma mes nesh. Nëse është më i fortë apo më i dobët nuk ka akoma të dhëna për këtë gjë. Nuk e dimë nëse virulenca ka rënë apo jo. Duket se virulenca nuk ka rënë. Thjeshtë ndihmojë kushtet e atmosferike, i ngrohti ndoshta ul atë përhapjen e virusit. Megjithatë akoma nuk ka të dhëna shkencore”, tha ai.

Më tej, mjeku sqaroi edhe heqjen e barnave tocilizumab nga protokolli i mjekimit në Itali.

“Italia hoqi nga studimi ilacin tocilizumab sepse pa që nuk kishte efekt për sa i përket vdekshmërisë apo përmirësimit. Ky ilaç është studiuar nga pacientë me pasoja të lehta dhe jo te ata me të rënda. Në atë lloj pacientësh ndoshta ka një lloj logjike të përdoret ky ilac. Në format më të lehta dhe të mesme nuk jep ndonjë rezultat, por në format më të rënda arrin të bllokojë një nga mënyrat inflamatore të sëmundjes. Ne e kemi përdorur te pacientët e intubuar dhe kemi pasur rezultate”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LABORATORË KOKAINE E FISHEKË LUFTARAKË/ Shkatërrohen 4 banda kriminale në Korçë, arrestohen 57 trafikantë
Previous article VDEKJA E MINATORIT NË MARTANESH/ Arrestohet brigadieri i firmës që kryente punimet, policia: Nuk bëri punën e tij

s.autor

Postime të ngjashme

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi Aktualitet

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT