• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË PËRGJEGJËSIA JONË…”/ Muzeu heton origjinën e dhuratave të koleksionit në Bernë
Home
Nderkombetare

“ËSHTË PËRGJEGJËSIA JONË…”/ Muzeu heton origjinën e dhuratave të koleksionit në Bernë

6 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Muzeu i Arteve të Bukura në Bernë po heton origjinën e dhurimeve të rëndësishme të bëra nga një koleksionist i artit dhe se si disa vepra kanë arritur të jenë në koleksionin e tij.

Kur zvicerano-braziliani i famshëm, Georges F. Keller, filloi t’i dhurojë muzeut të Arteve të Bukura të Bernës piktura nga mjeshtra të tillë si Henri Matisse dhe Salvador Dali, ai njihej si një tregtar i respektuar i artit.

Keller i dhuroi 116 vepra muzeut, duke përfshirë “Bluzën Blu” të Matisse (1936), mes viteve 1950 dhe 1981 kur ai vdiq.

Vitin e kaluar, megjithatë, një hulumtues i muzeut gjeti një dokument arkivor i cili sugjeron lidhje mes Kellerit dhe nazistëve.

“Është përgjegjësia jonë të hetojmë me saktësi dhe të verifikojmë edhe njëherë se si këto vepra që na dhuroi Georges F. Keller në një mënyrë shumë bujare, kanë arritur të jenë në koleksionin e tij“, thotë Nina Zimmer, drejtoreshë e Muzeut të Arteve të Bukura në Bernë.

Sipas dokumenteve arkivore të botuara nga Biblioteka Frick e Referencës së Artit, Keller kishte qenë partner biznesi me Etienne Bignou, një francez që tregtonte artin me gjermanët në Parisin e pushtuar nga nazistët.

Keller dhe Bignou punuan së bashku në Paris në galerinë Georges Petit, e cila specializohej në veprat impresioniste derisa u mbyll në vitin 1933.

Bignou më pas ngriti galerinë e tij në kryeqytetin francez me Kellerin si partner, i cili gjithashtu kishte kombësinë franceze.

Sipas dokumentave, Keller më vonë u bë drejtor i degës së Nju Jorkut në galerinë Bignou.

Për muzeun e Bernës, dhurimet me lidhje të mundshme me nazistët nuk janë gjë e re. Në një rast tjetër të ngjashëm, muzeu u përpoq t’i kthejë thesaret tek pronarët e tyre të ligjshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DIELA E "ZEZË"/ Nga PËRGJAKJA e rrugëve me AKSIDENTET, tek burri që qëlloi me thikë gruan (FOTO)
Previous article REALI FUNDOSET BRENDA "BERNABEUT"/ Pëson dy gola nga...

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT