Psikiatër, psikologë dhe punonjës socialë kanë firmosur një letër të hapur ku paralajmërojnë për gjendjen mendore të Donald Trump, që sipas tyre “e bën atë të paaftë që të shërbejë si president”.
35 profesionistët e shëndetit mendor thanë se “fjalët dhe sjellja e Trumpit sugjerojnë një paaftësi të thellë për empati”.
Tendenca e presidentit për të “shtrembëruar realitetin” me qëllim që të ndërfusë në të “mitin e tij personal të madhështisë” dhe sulmuar ata që e sfidojnë me fakte, do të rritej një herë që do të vinte në pushtet, shtojnë ata.
Zakonisht psikiatrit ngrysin vetullat kur u kërkohet të japin mendim profesional mbi gjendjen mendore të një figure publike që nuk e kanë ekzaminuar personalisht, siç e dikton edhe Kodi i Shoqatës Amerikane të Psikiatërve.
Por në një letër për Nju Jork Tajms, doktorët shkruajnë se kanë vendosur se është e domosdoshme të thyejnë heshtjen për këtë çështje, sepse druhen që “ka shumë gjëra të rëndësishme në lojë”.
“Kjo heshtje ka sjellë një dështim në dhënien e ekspertizës sonë për gazetarët e shqetësuar dhe anëtarët e Kongresit, në këto momente kritike”, shkruajnë ata. “Ne kemi frikë se bëjmë shumë dëm po të vazhdojmë të heshtim”.






