Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vet ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. Thotë së në ditën kur kryeministri Albin Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, ‘hëngrën spageti bashkë’.
“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetim që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti.
Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri.
Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.
Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë shpageta me mu. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët.
Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël.
Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”, thotë Rama.


