• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”ËSHTË NJË PJESË E IDENTITETIT GJERMAN”/ Merkel: Kujtimi i krimeve naziste i pandashëm
Home
Nderkombetare

”ËSHTË NJË PJESË E IDENTITETIT GJERMAN”/ Merkel: Kujtimi i krimeve naziste i pandashëm

7 December, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kujtimi i krimeve naziste është i pandashëm nga identiteti gjerman, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në ish-kampin nazist të Auschwitz-it.

Vizita e parë e saj në këtë qendër, simbol i Holokaustit, ndodhi në momentin kur partia e djathtë që ndodhet që prej dy vitesh në Bundestag, mbështet fundin e kulturës së pendimit.

“Të kujtohesh për krimet, të përmendësh autorët e tyre dhe të bësh një homazh të denjë për viktimat është një përgjegjësi që nuk ndalet kurrë. Kjo është e panegociueshme dhe e pandashme nga vendi ynë. Të jesh i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi është një pjesë e identitetit tonë kombëtar”, theksoi kancelarja, drejtuesja e parë gjermane që viziton Auschwitz-in që prej vitit 1995.

Me zërin që i dridhet, ajo këmbënguli në faktin se ishte e rëndësishme t’i jepje Auschwitz-it emrin e tij të plotë. I vendosur në Poloninë e sotme, kampi ndodhej në një rajon të aneksuar në vitin 1939 nga Reich dhe administrohej nga gjermanët.

“Është e rëndësishme t’i emërtojmë qartë kriminelët. Ne, gjermanët u detyrohemi viktimave dhe vetes tonë”, deklaroi ajo.

Në fjalimin e saj, ajo paralajmëroi kundër rritjes së racizmit dhe përhapjes së urrejtjes si dhe kundër antisemitizmit që kërcënon komunitetin hebre në Gjermani, në Europë dhe në mbarë botën.

Kancelarja shoqërohej, gjatë vizitës së saj, nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe nga një i mbijetuar i Auschwitz, Bogdan Bartnikowski, 87 vjeç si dhe nga përfaqësuesit e komunitetit hebre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA PAS TËRMETIT/ Rama: Verifikoni tokat-shtet ku do të ndërtohen lagjet e reja, mund të ketë surpriza nga KÇK
Previous article TRAFIK DROGE ME SASI TË MËDHA NË HAGË/ 11 holandezë të arrestuar

k.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT