Me ose pa grim, shtatzënë ose jo, me nerva apo e buzëqeshur, Jessica Alba thjeshtë s’mund të duket kurrë shëmtuar. Po hajde thuaja këtë aktores, që nuk ndihet ‘edhe aq joshëse’ gjatë shtatzënisë.
36-vjeçarja ishte e pranishme në mbrëmjen gala Baby2Baby dhe dukej fantastike e
veshur me një fustan të zi me dantellë, që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.
Për të kompletuar pamjen e saj, Alba kishte lyer buzët në ngjyrë qershie dhe vendosi
penelin klasik, me okët e krehura me onde, kthyer në një anë.

“Më pëlqen që ndihem joshëse. Nuk ndihem aspak kështu gjatë shtatzënisë, prandaj është mirë që mund të vishem dhe të ndihem e bukur,” u tha 36-vjeçarja reporterëve në tapetin e kuq, ndërsa pohoi se këtë periudhë gjithçka provon janë çregullimet hormonale dhe rrobat nuk i rrinë kurrë si më parë.
Të na pyesë ne, Alba, nënë e dy vajzave, duket e mrekullueshme gjithmonë, por
thjesht përpiqet të tregohet modeste që të mos na shkatërrojë vebesimin.



