• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË NË DORË TUAJ…”/ Pompeo thirrje Amerikës së Jugut të mos pranojnë investimet ruse
Home
Nderkombetare

“ËSHTË NË DORË TUAJ…”/ Pompeo thirrje Amerikës së Jugut të mos pranojnë investimet ruse

14 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po u bën thirrje vendeve të Amerikës së Jugut të mos i pranojnë ofertat për investime dhe ndihma nga vende konkurrente të Amerikës si Kina dhe Rusia. Zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara mbeten një mik dhe partner ekonomik më i mirë për Amerikën e Jugut.

Në komentet dje në Santiago të Kilit, shefi i diplomacisë amerikane tha se Shtetet e Bashkuara besojnë që Amerika e Jugut ka përpara një moment mundësish për të “çimentuar një të ardhme në demokraci, begati dhe paqe për hemisferën. Është në dorën tuaj ta shfrytëzoni ose ta keqpërdorni këtë mundësi,” u shpreh zoti Pompeo.

ekretari i Shtetit paralajmëroi se Kina dhe Rusia, të cilat kanë bërë investime të fuqishme në Amerikën e Jugut, sjellin korrupsion dhe dobësim ekonomik. Ai solli si shembull projektin e dështuar për ndërtimin e një dige në Ekuador, të financuar nga Kina.

“Diga pritej të zgjidhte problemet energjetike të Ekuadorit dhe ta nxirrte këtë vend nga varfëria, por deri tani diga funksionon me gjysmën e kapacitetit. Po ashtu thuajse të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë projekt janë në burg ose janë ndëshkuar për korrupsion,” u shpreh zoti Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit akuzoi Rusinë se nxit trazira në Venezuelë duke mbështetur regjimin e Presidentit Nicolas Maduro dhe duke dërguar ushtarë për të krijuar një qendër stërvitore. Ai shtoi se Rusia i ka shitur armë Nikaraguas dhe ka hapur atje një qendër për stërvitjen e policëve. Rezultatet në këtë vend të Amerikës Qendrore, nuk kanë qenë aspak të mira, tha zoti Pompeo.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, nxisin tregtinë e lire dhe ndihmojnë bashkëpunimin rajonal si dhe kanë mbështetur udhëheqësin e opozitës venezueliane që po përpiqet për të kthyer normalitetin në vend./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RECITALI I VAÇE ZELËS/ Çfarë ndodhi në Zvicër në 1992 dhe kompromisi që nuk pranoi
Previous article DO JU PLOTËSOHEN DËSHIRAT/ Njihuni me 4 shenjat e HOROSKOPIT që kanë marrë fatin për muajin PRILL

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT