• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË NË BURG PA GJYQ”/ Rama sqaron për herë të parë: Ja pse kërkova shkarkimin e Erion Veliajt
Home
Politikë

“ËSHTË NË BURG PA GJYQ”/ Rama sqaron për herë të parë: Ja pse kërkova shkarkimin e Erion Veliajt

12 November, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me socialistët në njësinë numër 5 në Tiranë, i shoqëruar edhe nga Ogerta Manastirliu.

Rama u ndal edhe te burgosja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për moslejimin e zgjedhjeve bashkiake në kryeqytet të dielën e kaluar të 9 nëntorit, duke i dhënë të drejtë Veliajt, teksa e mban ende në krye të bashkisë.

Rama thekson se Tirana nuk ka arsye të humbasë kohë, pasi qyteti ka nevojë për pastrim dhe mirëmbajtje. Më tej theksoi se takime të këtij lloji do vijojnë në gjithë territorin e Tiranës së bashku me Manastirliut për të njohur problemet e komunitetit.“Çdo njeri në Shqipëri dhe në gjithë botë deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm. Ama nuk diskutohet që nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen gjithë llojet hiena dhe kllounet e cirkut politik dhe mediatik për gjyqin patjetër ndodh si dikur vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Gjithsesi më pas duke parë që gjithë shkallët e gjyqit nuk e nxorën kryebashkiakun të kryejë detyrën dhe procesin ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit. Po bën maksimumin ata që janë sot.

Nuk është e njëjta gjë. Menduam në respekt të plotë sipas nesh të ligjit. Ligji thotë kushtetuta dy gjëra të ndryshme tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal. Për deputetin thotë pa arsye, për të zgjedhurin nuk e thotë fare. Gjykata Kushtetuese doli me një vendim ndryshe nga i yni, nuk kam arsye të dyshoj që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht të kundërt me tonin. Tani duhet të zgjedhim kanë thënë që kryebashkiaku është në pamundësi të ushtrojë detyrën por nuk mund të bëjë zgjedhje se ai është i zgjedhur.

Festat e fundvitit, kryebashkiaku Veliaj urdhëron nga qelia nisjen e dekorimit të Tiranës
Jepini mundësi të bëjë detyrën. Por deri atëherë jemi këtu ju jeni këtu dhe të gjithë atyre që janë këtu në qytet i duhet qyteti të pastrohet, të funksionojë normalisht shërbimet normalisht. Buxhëeti të vendoset në funksion normalisht. Po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut por edhe si deputete e Tiranës që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa.

Do i bëjmë në të gjithë territorin. Vasilika është nënkryetarja e bashkisë, përpara ka mbuluar taksat vendore dhe besoj që sot nuk e ka të vështirë të ndajë disa pika jo gjatë për buxhetin e bashkisë. Pastaj keni të drejtën të merrni fjalën dhe të ngrini shqetësime dhe të bëni pyetje për komunitetin, lagjen, shkollën dhe këto me radhë.“- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRUMP KALOI ORË TË TËRA ME NJËRËN NGA VAJZAT..."/ Demokratët publikojnë email-e të reja të Jeffrey Epstein
Previous article E PAZAKONTË NË VLORË/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT