Në një prenoncim të dhënë për AlpeNews.al, studenti e përgënjeshtron këtë lajm duke theksuar që jo vetëm nuk është militant por edhe arsyet se pse vijon të protestoj.
Mëposhtë keni edhe denoncimin:
“Përshëndetje stafi i Alpenews!
Ja se si militantë të partive politike po pengojnë studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës të vijojnë mësimi.
Prej disa javësh, 20 – 30 militantë politikë të opozitës kanë bllokuar hyrjet e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Këta 20 – 30 militantë të opozitës, nën justifikimin se janë studentë, po përpiqen që të pengojnë studentët që duan të vazhdojnë mësim që të futen në auditore. Studentët që duan të shkojnë në mësim, paraqiten në fakultet, dhe duke parë që dyert janë të bllokuara, kthehen sërish mbrapsh, pasi nuk duan të shkaktojnë konflikte fizike me këto militantë politikë. Dhe kjo situatë po përsëritet prej disa javësh.
Por cilët janë këto militantë politikë që po mbajnë peng Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës? Cilët janë këta 20 – 30, që nën petkun e studentit, po u humbasin vitin akademik 99% të studentëve të tjerë që duan të shkojnë në shkollë për një qëllim fisnik: të marrin dije, por, në vend që të ulen në banka e të marrin dije, i gjejnë hyrjet e fakultetit të bllokuara me karrige e tavolina?
Më i zellshmi ndër ta është Marlin Muça. Ai shfaqet në çdo intervistë televizive, shkruan me emër e mbiemër në mediat e financuara nga opozita, iu bën thirrje studentëve për ndryshime politike etj.
Po kush është Marlin Muça?
Marlin Muça është anëtar i flaktë i Partisë Demokratike. Ai është një bashkëpunëtor i ngushtë i Neritan Sejaminit, këshillëtarit personal të Lulëzim Bashës. Neritan Sejamini i PD-së, duke përdorur Marlin Muçën, gjatë gjithë Dhjetorit dhe Janarit, kanë shkruar me dhjetëra artikuj për radikalizimin e protestës së studentëve. Është pikërisht Marlin Muça, i cili, për ti hedhur benzinë zjarrit, i shpërndante këto shkrime propagandistike në grupet në rrjetet sociale të studentëve, siç do ta shikoni në fotot e mëposhtme.
Por Marlin Muça nuk është ndalur me aq. Ai është i zellshëm të jetë protagonist në çdo dalje për mediat, ashtu siç do ta shikoni në videot e mëposhtme, duke kërkuar madje edhe radikalizimin e protestës.
Ja pra, se cilët janë “pseudo-protestuesit” që kanë zaptuar Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës: 20 – 30 militantë politikë të opozitës, të cilët duan të pengojnë mësimin.



