Një kosovar ka arritur të fotografohet me gruan më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara, Ivanka Trump. Bëhet fjalë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vizitoi Amerikën javën e kaluar.
Për dallim prej disa javëve më parë, kur doli jashtë vendit e s’takoi ndonjë udhëheqës të rëndësishëm botëror në Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, javën që lamë pas presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shënuar pak përparim.
Numri një i vendit, i cili është bërë gjithnjë e më i izoluar në skenën ndërkombëtare, ka arritur që, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ta takojë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka.
Thaçi ka bërë dy fotografi me Ivanka Trumpin, që punon si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.
Fotografitë janë realizuar teksa që të dy po merrnin pjesë në Lutjet e Mëngjesit, në Uashington, nën patronazhin e presidentit Trump.