• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË KRIZË PËR VAJZA”/ Rikthehen martesat si qëmoti: Emigrantët i besojnë më shumë një mblesi për të gjetur nuse se rrjeteve sociale
Home
Sociale

“ËSHTË KRIZË PËR VAJZA”/ Rikthehen martesat si qëmoti: Emigrantët i besojnë më shumë një mblesi për të gjetur nuse se rrjeteve sociale

14 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Martesat me mblesëri për zonat qendrore sot janë legjenda urbane me të cilat bëhet dhe humor. Por në ato rurale tradita vazhdon. Pandemia i ndërpreu martesat, por me nevojën e emigrantëve për të gjetur nuse në Shqipëri dhe me rikthimin e tyre për pushime mblesët futen në treg.

Në kohët e sotme nuk ju blihen me këpucë, por u jepen para të thata.

Këtë vit prej pandemisë dhe është dyfishuar çmimi. Dikur jepeshin rreth 10 mijë lekë, ndërsa tani shkon mbi 20 mijë. Një rast i tillë vjen nga Librazhdi.

Sabriu ka 10 vjet që ka zgjedhur të jetë ndërmjetës martesash dhe e quan profesion për sa kohë që asnjë nga martesat e lidhura nga ai nuk kanë dështuar.

“200 mijë deri 500 mijë kam marrë nga një mblesëri. Kërkojmë djalin ose gocën. E shoh djalin se ku rri, në çfarë gjendje është dhe i bëj ofertën më pas gocës”, tregon ai.

Sabriu tregon se kohët e fundit po përballet me krizë pasi numri i vajzave është më i ulët se i meshkujve.

 “Është krizë për vajza”, shprehet ai.

Mblesi nga Librazhdi tregon se aktualisht ka disa kërkesa dhe në orë mban fotot e pretendentëve për nuse dhe dhëndër.

“Më shumë duan nuse nga Pogradeci dhe Korça, janë zonat më të preferuara”, thotë Sabriu.

Ai ndodhej në një takim me miqtë, të cilët tregojnë se e mbështesin këtë aktivitet.

“Është diçka e mirë, pasi bëhen bashkime familjare. Sabriu krijon mundësinë e lidhjeve”, shprehet një nga miqtë.

Sabriu na tregon dhe një shkak se përse emigrantët besojnë tek ai. Sipas tij ata nuk ecin shumë me trendin e kohës nuk duan nuse përmes rrjeteve sociale, por i besojnë më shume zakoneve të vjetra. Një mbles ju jep më shumë siguri.(abcnews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRITET PËRKEQËSIM"/ Flet biologu Ruka: Kemi rritje me 29% të të sëmurëve me Covid-19
Previous article "MALL BULEVARDI"/ Basha postoi poezinë për Tiranë, komenti epik i qytetarit: Ti mallin e ke për Hollandën! E vetmja gjë...

F.autor

Postime të ngjashme

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner Aktualitet

“Miami New Times”: Si u vu Artur Shehu në qendër të polemikave për tokën e Kushner

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici Aktualitet

DY VALIXHE PLOT ME KANABIS/ Tentuan të kalonin rreth 50 kilogram drogë nga Rinasi, përfundojnë në polici

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti i arretsimit të ‘bosit’ të call center-ave teksa fshihej në Dhërmi, pranga edhe shokut, i sekuestrohet Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti i arretsimit të ‘bosit’ të call center-ave teksa fshihej në Dhërmi, pranga edhe shokut, i sekuestrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT