• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A është I KORRUPTUAR Adriatik Llalla?/ 30 PROVA dhe FAKTE nga jeta e panjohur e familjes së ish Kryeprokurorit (FOTO)
Home
Uncategorized

A është I KORRUPTUAR Adriatik Llalla?/ 30 PROVA dhe FAKTE nga jeta e panjohur e familjes së ish Kryeprokurorit (FOTO)

17 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

VOA

Ka qenë ky lajmi kryesor i kësaj jave në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e vet, Departamenti Amerikan i Shtetit, bën publik një vendim, ku shpallet me emër dhe mbiemër futja në listën e zezë të një ish zyrtari të lartë, por edhe emrat e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Eshtë hera e parë gjithashtu që një zyrtar shqiptar perfshihet në një listë të tillë.

Pas kësaj, media ka folur duke patur shumë komente dhe debate rreth asaj se çfarë përfaqëson ky vendim për një ish Kryeprokuror të këtij vendi. E nga ana tjetër, për faktin nëse ka prova për atë që është thënë në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit se kjo masë ndalimi është për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Opozita si rrallëherë nuk ka folur përveç ndonjë zëri sporadik nga LSI, që pyet nëse ka në të vërtetë prova reale për implikimin e Adriatik Llallës në raste korrupsioni?

Vetë Llalla në një intervistë dhënë gazetës amerikane “Wall Street Journal” tha se ka një keqinformim të Departamentit Amerikan të Shtetit nga ana e Ambasadorit Amerikan në Tiranë Donald Lu, për shkak të një përplasje që ata kanë patur, kur ai ishte në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, e në vazhdimësi më pas kur marredhenia e tyre ka qenë e nderë.

Alpenews.al, prej tri ditesh ka nisur të botojë një serial të gjatë shkrimesh, të bazuara mbi prova dhe fakte, shoqëruar me foto ekskluzive nga jeta e familjes Llalla gjatë kohës qe ai ka qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme por jo vetëm.

Siç është parë nga këto foto e prova, standardi i jetesës së familjes Llalla, e cila bën pushime me jahte që kushtojnë miliona euro, ku shfaqen në foto me skafe a motorra uji, me helikopterë, me makina ku vetëm njëra prej tyre kushton 263.200 Euro, duke bërë shooping me veshje të firmave nga më të shtrenjtat e top modës së lartë botërore, nëpër festa në ambjente ku derdhet alkooli lumë, e duke shëtitur nëpër botë e duke frekuentuar ambjente superluksoze.

Në foton këtu poshtë ish Kryeprokurori është në shoqërinë e të birit, ku shfaqet në një jaht në mes të detit, që nuk është i tiji, sigurisht. Pyetja që u shtruam ishte se çfare i ka ofruar ne kembim te ketyre pushimeve prej sheikesh, Prokurori i Pergjithshem i Shqiperise pronarit te jahtit apo ofruesit te tij?! Vetem konsumi i karburantit per nje udhetim me nje jaht te tille kushton mijera euro ne dite, imagjinoni se sa mund te kushtoje paketa e plote e pushimeve ekstravagante, me nje standard te tille.

Pas botimit te ketyre fotove ne te gjitha mediat shqiptare, te cilat jane nje akuze e madhe publike per kedo qe ka sy ne balle per te pare, te dy femijet e ish Kryeprokrurit, i mbyllen llogarite e tyre personale ne rrjetet sociale, duke dashur ne kete menyre qe te fshehin gjurmet e asaj qe eshte tashme e stampuar perjetesisht me ngjyra, perpara te gjitheve. Nese keto foto, keto deshmi, keto fot, keto prova nuk kane asgje per tu fshehur, perse duhej ti mbyllnin femijet e ish Kryeprokurorit ato?

A eshte e mundur qe nje familje shqiptare, kryefamiljaret e te ciles jane nepunes shteti dhe paguhen me rroga normale prej buxhetoresh, siç eshte ne këtë rast çifti Llalla e mund te jetosh ne nje luks dhe ne nje standard te tilleë?

Sa prej femijeve, adoleshenteve dhe te rinjve te tjere shqiptare jetojne ne kete standard ne Shqiperi?

Sa prej kryefamiljareve qe marin ne punen e tyre ne shtet rrogat qe ka mare zoti dhe zonja Llalla i kane garantuar femijeve dhe familjes se tyre kete lloj jetese si kjo e ish Kryeprokurorit te Shqiperise?

A është e mundur qe duke qene nje vajze 19 vjeç në Shqipëri dhe pa punuar asnje dite ne jeten tende te mbash ne dore nje çantë 2 450 euro se ajo qe mban Eni Llalla, vajza e ish Kryeprokurorit. Kjo shifër është e barabarte me shumen e pages gati nje vjeçare të nënës së saj.

Sa djem dhe vajza ne Shqiperi qe i kane prinderit ne pune te shtetit, mund te veshin nje xhakete qe vlen sa paga nje mujore e kryefamiljarit te tyre?

Sa prej djemve dhe vajzave ne Shqiperi qe i kane te dy prinderit ne pune me page buxhetoresh mbajne te veshur çdo ditë atlete ku vetem njera pale vlen sa paga mujore e rroges si buxhetore te nenes se tyre?

A është e mundur per kedo qe i ka te dy prinderit ne pune me rroge qe vjen nga taskat e qytetareve shqiptare te blejne nje pale atlete si këto?

Sa prej adoleshenteve te Shqiperise bejne pushime si keto ku duket ne foto djali adoleshent i ish Kryeprokurorit te Shqiperise?

 

Këto e shumë pyetje te tjera nga ato mijera qe kane ngritur pas publikimit të këtyre provave, kane ngritur mijëra qytetarë shqiptarë. Keto jane prova dhe fakte ku çdonjera prej tyre vlen me shumë se 1 milion fjale. Ndaj, secili le ti gjykoje vete.

 

 

Alpenews.al po i ofron keto dhe do te ofroje edhe shume prova te tjera ne ditet ne vijim, pa logo, ne menyre qe ato te mbeten ne rrjetin e gjere boteror, si deshmi e jetes se nje familje, e cila e shkroi emrin e para ne historine e Shqiperise, qe i ndalohet hyrja ne SHBA, per shkak se sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kryefamiljari i tyre, kur ishte në detyrën e Prokurorit të përgjithshëm të Shqipersië është “përfshirë në raste të mëdha korrupsioni”. A ka prova?! No comment!

Përgatit: Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/Strategjia e Courtois për të ndalur Messin
Previous article TËRMETI NË MEKSIKË/ Rrëzohet helikopteri me zyrtarë të lartë, 13 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT