E gjithë bota ka folur për të këto muajt e fundit. Alina Kabaeva ka qenë në qendër të mediave, prej historisë së saj të dashurisë me Presidentin rus, Putin. Mediat ndërkombëtare shkruanin se pas nisjes së luftës, atletja dhe fëmijët që ka me Putin ishin duke u fshehur në Zvicër.
Por fotot e fundit e shfaqin atë teksa merr pjesë në një aktivitet të organizuar në Moskë. Alina ishte e ftuar në një event për gjimnastikën ritmike në stadiumin në Moskë përpara Festivalit “Alina”, një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën.
Një muaj më parë, kundërshtarët e Vladimir Putinit në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi, janë bashkuar me një peticion duke kërkuar që Zvicra të dëbojë ‘të dashurën’ e presidentit rus, Alina Kabaeva, mes aludimeve se po fshihet me fëmijët e tyre në një vilë luksoze.



