• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË ENDE NË DETYRËN E KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS…”/ Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO që la në qeli Veliajn
Home
Breaking News

“ËSHTË ENDE NË DETYRËN E KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS…”/ Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO që la në qeli Veliajn

8 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Personi nën hetim, Erjon Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.

Ky është një nga argumentet e gjyqtarit të posaçëm të apelit, z. Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për kryebashkiakun Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash.

Vendimi iu është shpërndarë avokatëve të kryebashkiakut gjatë kësaj të marte, dhe aty, sikurse arsyetohet në shkresat që TCH disponon ekskluzivisht, gjykata i referohet edhe sjelljes së funksionarit gjatë kohës që ishte i arrestuar, ku dhe ka kryer telefonata nga numri i brendshëm i burgut.

Dhe që, sipas këqyrjeve të mëpasshme të SPAK, konsiderohet si rrezik i helmimit të provave. Megjithatë, shtohet më tej, gjykata vëren se ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera të të njëjtit lloj me ato për të cilat po ai procedohet.

Rrezik tjetër llogaritet ai i kërcënimit të grupit të hetimit. Për rrezikun e ndikimit të tek drejtësia kur i hetuari është funksionar i lartë, gjykata e apelit i referohet një vendimi të gjykatës evropiane në rastin Podeski kundër San Marinos dhe që sillet precedent i lidhjeve të forta të mbështetësve.

Pra, pozita e të hetuarit, thotë apeli në Shqipëri, çmohet “sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”.

Lidhur me dyshimet e arratisjes të të dyshuarit, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi shprehet se mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta, konfirmuar edhe nga sistemi TIMS, dhe për shkak të veprave për të cilat ai po hetohet, gjykata del në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.

Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti që personi nën hetim është kryefamiljar dhe babai i një fëmije të mitur, shton më tej gjyqtari. Gjyqtari tregon edhe një rrezik tjetër, atë të rrezikut për të kryer recidivizëm.

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit, avokatët do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLONTE ME ARMË ZJARRI NGA BANESA/ Gjendet i pajetë 74-vjeçari në Korçë
Previous article "NA JEP NDONJË LEK"/ Transportuesi i rreshton Ramës kërkesat, bien dakord në një pikë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT