• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË E ZEZË APO INDIANE?” Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë
Home
Nderkombetare

“ËSHTË E ZEZË APO INDIANE?” Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

1 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Për shumë vite besoja se Kamala Harris ishte indiane, sepse ajo fliste vetëm për origjinën e saj indiane. Në një moment ajo u bë e zezë.” Këtë e tha Donald Trump në një intervistë me Shoqatën Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë (National Association of Black Journalists), duke shkaktuar një reagim indinjues nga publiku.

“Unë kam qenë presidenti më i mirë për të zinjtë që nga Abraham Lincoln”, shtoi kandidati republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë . Deklarata e manjatit u prit me brohoritje dhe britma, ndërsa Shtëpia e Bardhë i cilësoi fyese dhe të neveritshme.

“Komentet e Trump për identitetin racor të Harris janë fyese dhe të neveritshme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me fjalët e manjatit gjatë një interviste me NABJ (shoqata më e rëndësishme e gazetarëve afrikano-amerikanë me mbi 4 mijë anëtarë), në të cilën ai vuri në dyshim origjinën “black” të rivales së tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Askush nuk ka të drejtë t’i tregojë askujt se kush është. Kjo është zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Ne duhet t’i japim pak respekt emrit të saj, pikë”.

Pas deklaratave të Trump, që vë në dyshim origjinën e racës së saj ka reaguar edhe Kamala Harris, e cila thotë se amerikanë meritojnë më mirë se Donald Trump.

“E njëjta shfaqje nga Trump, ne meritojmë më mirë. Amerikanët meritojnë më mirë. Lufta jonë është për të ardhmen dhe për lirinë. Këtë pasdite dëgjuam nga Trump dhe është ende e njëjta shfaqje e vjetër e ndarjes dhe mosrespektimit. Amerikanët kanë nevojë për një lider që thotë të vërtetën, që nuk përgjigjet me armiqësi dhe zemërim ndaj fakteve dhe që kupton se dallimet nuk na ndajnë”, tha Harris.

Gjatë takimit me shoqatën e gazetarëve ish-presidenti dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë tha gjithashtu se ai do të konsideronte dorëheqjen nëse zgjidhej dhe shëndeti i tij përkeqësohej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET SE NGACMOI TË MITURËN NË PISHINË/ Arrestohet babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë
Previous article SHPËRTHIM NË NJË KANTIER NDËRTIMI NË TIRANË/ Policia jep detajet e para

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT