• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË ÇMENDURI”/ Miliarderi rus, i njohur si mik i Putin bën thirrje që të ndalet lufta
Home
Nderkombetare

“ËSHTË ÇMENDURI”/ Miliarderi rus, i njohur si mik i Putin bën thirrje që të ndalet lufta

4 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Miliarderi rus, Oleg Deripaska, i njohur për lidhjet e ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për përfundim të luftës në Ukrainë.

“Paqja është shumë e rëndësishme. Është çmenduri të zgjaten negociatat për paqe”, ka thënë ai më 3 mars, në një postim në Telegram.

Deripaska, i cili është sanksionuar nga Perëndimi, ka paralajmëruar për aksident të mundshëm bërthamor në ndonjë nga hapësirat bërthamore të Ukrainës gjatë luftimeve, gjë që do të rrezikonte, Rusinë, Ukrainë dhe gjithë Evropën.

“Për ata që nuk kuptojnë – ndonjë aksident që përfshin këto objekte do të kujtohet nga pasardhësit tanë në Rusi, Ukrainë dhe Evropë në 200 vjetët e ardhshëm”, ka thënë Deripaska.

Deripaska është një nga miliarderët rusë që u bën thirrje autoriteteve të ndalin sulmet kundër Ukrainës.

Mikhail Fridman, Pyotr Aven, Oleg Tinkov, dhe Aleksei Mordashov – po ashtu miliarderë të sanksionuar nga Perëndimi – kanë bërë thirrje publikisht që të ndalen luftimet.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj.

Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.​

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GOOGLE" TËRHIQET NGA RUSIA/ Pezullon reklamat
Previous article RUSIA NIS OFENSIVËN NDAJ MEDIAVE NDËRKOMBËTARE/ Bllokon BBC-në, REL-in dhe Deutsche Welle-n

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT