• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË ÇËSHTJE E PALËVE”/ Palmer: Nëse kufijtë do të jenë pjesë e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Home
Rajon

“ËSHTË ÇËSHTJE E PALËVE”/ Palmer: Nëse kufijtë do të jenë pjesë e marrëveshjes Kosovë – Serbi

23 October, 2019 F.autor Rajon

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer tha të mërkurën se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Gjatë një dëgjimi në senatin amerikan, zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Nëse kufijtë do të jenë pjesë e marrëveshjes është çështje e palëve”, tha i duke u përgjigjur në pyetjet e senatorëve, duke theksuar se është i kuptueshëm shqetësimi për ndikimet që mund të ketë në pjesët tjera të rajonit.

Zoti Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje.

Ai tha se qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve.

Zoti Palmer i cilësoi zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë si shumë të rëndiëshme për Kosovën, ndërsa nënvizoi se “kjo do të jetë qeveria e parë pa forcat që kanë pasuar ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës… pa figurat nga e kaluara. Kjo dëshmon dëshirën e qytetarëve për ndryshim”, tha zoti Palmer duke theksuar se qeveria e re pritet të formohet nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Vetëvendosje për herë të parë doli e para në zgjedhje. E njoh zotin Kurti, por si do të sillet në qeveri është e paqartë”, tha ai, duke nënvizuar se Kosova tash duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat dhe “shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”.

Zoti Palmer tha se po punon ngushtë me ambasadorin Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai kritikoi Bashkimin Evropian për dështimin që të hap negociatat për anëtarësim mer Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim që siç tha ai “dërgon mesazhe të gabuara tek Prishtina dhe Beogradi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË TË KETË NDODHUR? Eliona Pitarka ndahet nga i dashuri? Ja fotoja që ngjalli dyshimet
Previous article NDODH EDHE KJO/ Nuk e morën në ekskursion, shqiptari i kërkon shkollës 400 mijë euro dëmshpërblim

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT