• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Esëll dhe të dëshpëruar”, Merkel me deklaratë të fortë pas vendimit të Trump: Europa tani…
Home
Europë

“Esëll dhe të dëshpëruar”, Merkel me deklaratë të fortë pas vendimit të Trump: Europa tani…

11 June, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Evropa do të zbatojë kundërmasa ndaj tarifave doganore të SHBA-së për çelikun dhe aluminin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dje në darkë keqardhjen për vendimin e papritur të Presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga deklarata e grupit G7. “Shpallja e tërheqjes, përmes një cicërime në twitter na bën sigurisht esëll si dhe pak të dëshpëruar” – tha Merkeli në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD pas samitit të G7 në Kanada.

Ashtu si Kanadaja, Bashkimi Evropian po përgatitet për kundërmasa për tarifat doganore të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminin, tha Merkel.

Gjermania dhe BE-ja vazhdojnë t’i përmbahen komunikatës

Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë kishte thënë se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadasë. Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas tërheqjes së Trumpit. Një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, tha “Ne i përmbahemi komunikatës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit.”

Deutschland Bundeskanzlerin Angela Merkel zu Gast bei Anne Will (picture-alliance/dpa/NDR/W. Borrs)Kancelarja Merkel në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD mbi samitin e G7 në Kanada

SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 – përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë – arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh. Por pas kësaj Trumpi u tërhoq.

Trump e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare – deri tani një hap unikal në historinë 40-vjeçare të G7 – me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin.

Trudeau tha në konferencën përfundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë “disi ofenduese” dhe se Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern interesohet për Gareth Bale, uellsiani i kthen përgjigje!
Previous article NDËRTIMI I NJË RRUGE TË RE/ Prodhimi rritet vit pas viti, Rama publikon videon dhe ka një lajm të mirë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT