Pasi u detyrua që të dorëzohej në pritje të fillimit të procesit të bujshëm gjyqësor ndaj tij, po dalin gjithnjë e më shumë detaje të reja në lidhje me “Eskobarin e Ballkanit”. Përtej hamendësimeve dhe të vërtetave të pamohueshme për lidhjet e tij me politikën, po zbulohet një anë tjetër e realitetit të errët, në lidhje me pyetjen se nga ku buronte paprekshmëria e tij. Përgjigja paska qenë më e thjeshtë nga sa mendohet. Në skenë po del gjithnjë e më shumë emri i Adriatik LLALLES, ish Kryeprokurorit të Republikës. Dy “Peshqit e Mëdhenj” paskan qenë pjesë e të njëjtës rrjetë, me bekim e shefave të tyre të mëdhenj politikë.
Rrjeta e Escobarit paska ngelur edhe te Kreprokurori miliarder Adriatik Llalla.
Më 5 mars 2014, ish-kryebashkiaku i Sarandës, sot Drejtor i Përgjithëm i Burgjeve, Stefan ÇIPA denoncoi “Eskobarin” për zgjerimin e kompleksit “Santa Quaranta” me park, kënd lojërash dhe mol për skafet, duke zaptuar forcërisht hapësira publike e sipërfaqe detare, mirëpo prokurori me urdhër të Llallës, i kërkoi kryebashkiakut të tërhiqte denoncimin duke e kërcënuar me raportin e KLSH për bashkinë. “Mali me malin nuk puqet” ndërsa Balili me Çipën u puqën edhe pse në pozicione të ndryshme, Çipa drejtor i Burgjeve ndërsa Balili i burgosur.
Me “bekim” nga Llalla, Balili “mori në dorë” Prokurorinë e Sarandës dhe Gjirokastrës, (kliko këtu)
Prokurori i Sarandës e hodhi në kosh denoncimin sepse atë e urdhëroi Adriatik Llalla. Duket se ish-kryeprokurori ka marrë ndonjë “qerasje” nga Eskobari i Ballkanitt
Më poshtë është dokumenti ku tregon denocimin e bërë nga Stefan Çipa asokohe kryetar i bashkisë së Sarandës.
/AlpeNews.al