Vetëdorëzimi i Klement Balilit kishte disa vite që ishte paralajmëruar. Në vitin 2017, Bashkim Balili, vëllai të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, njoftoi se Klement Balili donte të dorëzohej tek autoritetet shqiptare, por ai nuk kishte besim tek Drejtësia.
Në një intervistë për Ora News në 27 dhjetor të vitit 2017, Bashkim Balili ka treguar telefonatën që fundit që kishte patur me të vëllain, i cili ishte shpallur në kërkim.
“E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë të dorëzohet, shprehimisht më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë lojë, këtë skenar janë të njëjtët persona që përsëri ndërtuan të njëjtin skenar. Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës dhe derisa drejtësia të eci në binarët e saj të drejtë unë do të paraqitem”, është shprehur Bashkim Balili.
Ju aktualisht e dini ku ndodhet vëllai juaj, e dini se ku ndodhet Klement Balili?
Bashkim Balili: Jo nuk e di. Para tre muajsh kam folur ne telefon, bile më ka marrë në telefon nuk e di ku ndodhet. E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë të dorëzohet, shprehimisht më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë lojë, këtë skenar janë të njëjtët persona që përsëri ndërtuan të njëjtin skenar. Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës dhe derisa drejtësia të eci në binarët e saj të drejtë unë do të paraqitem. Edhe kështu siç është drejtësia nëse më çon në bankën e të akuzuarëve të më dënojë, do njoh dënimin do të paraqitem para drejtësisë.


