• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ESCOBAR NË TIRANË DY DITË PARA KUVENDIT TË BERISHËS/ Balla: Vizita ka shumë kontekste, por është e planifikuar…
Home
Politikë

ESCOBAR NË TIRANË DY DITË PARA KUVENDIT TË BERISHËS/ Balla: Vizita ka shumë kontekste, por është e planifikuar…

9 December, 2021 Delo.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli jashtë dyerve të Kuvendit për negociatat me Partinë Demokratike lidhur me Reformën Zgjedhore.

Balla tha se vijon puna në këtë drejtim dhe është mbyllur gati 90-95% e procedurës, por që sipas tij, kjo është një çështje që kërkon ende shumë kohë për t’u konsultuar mes palëve.

Duke u ndalur te vizita e zyrtarit të lartë amerikane, Gabriel Escobar, në Shqipëri dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD nga Sali Berisha, numri dy i PS u shpreh se vizita ishte e planifikuar dhe nuk ka lidhje me këtë zhvillim.

Pyetje-Përgjigje:

Si po shkojnë negociatat me PD për Reformën Zgjedhore, a kanë ngecur për shkak të çështjeve të brendshme në PD?

Nuk ka të bëjë me çështje të brendshme në PD, se PD ka grupin e saj parlamentar, i cili funksionon në aspektin institucional të Kuvendit në mënyrë shumë institucionale. PD ka një agjendë që e ndjek. Një çështje që ka të bëjë me objektin e punës së komisionit të reformës zgjedhore kërkon një punë sqimëtare nga ana e atyre që janë ngarkuar për ta bërë këtë punë, që të përfshijë edhe raportet për zgjedhjet nga ana e ODIHR.

Të mos harrojmë që kemi disa raporte, nga të cilat kanë dalë disa rekomandime të ODIHR, që ne duhet t’i përfshijmë. Në këtë këndvështrim mendoj se pothuajse e kemi mbyllur 90-95% të procedurës. Është një çështje që kërkon ende më shumë kohë për t’u konsultuar mes palëve. Dëshira ime dhe e kolegëve, edhe nga opozita, është që komisioni të fillojë punën e vet në janar, me sesionin e ri të kësaj legjislature

Si i shihni zhvillimet brenda PD?
Nuk dua të komentoj aspak, jam i parimit që çështjet e brendshme të një partie janë çështje të asaj partie. E rëndësishme për mua është puna në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesazhi juaj në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit…

Kam përshëndetur vendimet e Departamentit të Thesarit në SHBA për të vendosur sanksione për elementë që destabilizojnë rajonin. Mendoj që ajo që buron nga strategjia kundër korrupsionit e publikuar nga Presidenti Biden është vijim i veprimeve të mëparshme të marra nga administrata e Biden për të goditur qoftë përfaqësues të politikës, qoftë elementë që destabilizojnë. PS e përshëndet, por është e vetmja forcë politike në këtë vend që ka vendosur një standard të pamohueshëm në këtë vend, ku çdo person me vepra penale nuk ka asnjë mbështetje.

Si e shihni vizitën e Escobar në Shqipëri dy ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, që do të mbajë ish-kryeministri Berisha?

Vizita e Escobar ka shumë kontekste, por është e planifikuar, në kuadër të një turi ballkanik. Ajo që ka rëndësi për ne shqiptarët është që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA sot janë në nivelin më të mirë politikë dhe diplomatik, me një shkëmbim të shkëlqyer vizitash. Ne kemi propozuar në Uashington edhe përfshirjen e Shqipërisë në partneritetin me Dhomën Përfaqësuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË TIRANË/ Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar mbërrin në selinë e PD, takim me Bashën
Previous article ZGJATJA E AFATEVE TË ORGANEVE TË VETTINGUT/ Balla: Komisioni i Venecias mblidhet nesër dhe do të japë opinion zyrtar

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT