Familjarët e dinë të vërtetën, e dinë edhe kush e ka ekzekutuar Ervis Martinajn!”, kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala.
Lidhur me procesin në Gjykatën e Posaçme, Lala tha se ai ka të bëjë me pasuritë e sekuestruara më shumë se një proces penal, ndërsa një pjesë e pasurive ajo shprehet se do të lirohen në përfundim të gjyqit, pasi kanë qenë nga burime të ligjshme.
“Mustafa Martinaj dëshmoi në Gjykatën e Posaçme. Në fakt, procesi ka të bëjë me pasuritë, nuk ka të bëjë me një proces penal; ka të bëjë me vendimin e SPAK për të sekuestruar pasurinë. Dhe zoti Martinaj pretendoi që pasuritë e tij, për shkak të aktivitetit të biznesit gati 30-vjeçar dhe faktit që ai ka punuar si drejtor banke ka patur ekskluzivitete të ndryshme, ka punuar si kambist e të tjera me radhë, pra ka pasur pika të këmbimit valutor. Pretendonte që pasuritë e tij rrjedhin nga burime të ligjshme. Dhe unë besoj që disa nga pasuritë e familjes Martinaj, deri në përfundim të procesit, edhe do të lirohen. Patjetër që një pjesë, ku dyshohen që të jenë pasuri të vendosura nga aktiviteti kriminal i Ervis Martinajt, ndonëse ai nuk ka një vendim të formës së prerë dhe tashmë fati i tij mbetet mister, do të mbeten të sekuestruara. Pra ky është qëndrimi im në raport me këtë çështje.
Çfarë më bëri përshtypje është që për herë të parë në një gjykatë familja Martinaj artikuloi që Ervis Martinaj nuk jeton më. Në fakt, ju e dini, unë kam qenë e dyzuar. E kam raportuar kallëzimin e familjes se ai ishte i zhdukur. Kam qenë e dyzuar sepse shpeshherë ndodh që bosë të krimit të organizuar, për shkak të problemeve që kanë, për shkak të kundërshtarëve që kanë, zgjedhin edhe të bëjnë edhe një jetë të tillë apo një zhdukje të vullnetshme. Fakti që pas këtyre… shumë pas shumë kërkimeve, pas investimit edhe të partnerëve të huaj, Ervis Martinaj nuk është gjendur dhe nuk ka asnjë shenjë nga ana e tij, do të thotë që edhe unë besoj që po, ai mund të jetë rrëmbyer dhe të jetë vrarë”, tha ajo.
Gazetarja ka bërë edhe një profil të shkurtër të Martinajt, për të cilin tha se nuk ishte një person që vinte thjeshtë nga bota e krimit dhe u ngrit “në grada”, por ishte një njeri i shkolluar jashtë vendit dhe që vinte nga një familje e ngritur.
“Pavarësisht se Ervis Martinaj ishte futur thellë në krim të organizuar, ishte një eksponent i krimit të organizuar dhe me përplasje shumë të forta në botën e krimit, në fakt familja e tij është një ndër familjet elitare në vend. Rrjedhin nga Mali i Zi, familje me shumë tradita, shumë të vendosur, të ashpër, mbështetës të Partisë Demokratike. Kjo duhet thënë, nuk ka asgjë të keqe në fund fare që ata e pranojnë këtë gjë edhe publikisht. Që kishin shumë biznese, ishin vendosur në zonën e Fushë-Kuqes.


