• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE : S’ka më Ertugrul?
Home
Gossip

TRONDITËSE : S’ka më Ertugrul?

6 November, 2017 Klea.XH Gossip

Raportimet e fundit mediatike në Turqi flasin për largimin e personazhit kryesor, Engin Altan Duzyatan, nga seriali “Ertugrul”, në fund të sezonit dhe për një marrëveshje astronomike që ai pritet të firmosë me një tjetër kompani produksioni.

Analisti i “HT Magazin” Mustafa Dogan shkruan se kontributi i Duzyatan në kthimin e “Ertugrulit” në fenomen është shumë i madh ndërsa tashmë po korr frutet e punës së madhe prej tre vitesh.

Ai nënvizon se me 150 mijë lirat (33 mijë euro) që merr për çdo seri të re (që zakonisht transmetohet çdo javë nga tetori në Qershor), Duzyatan është në listën e aktorëve më të paguar në vend, por gjërat do të ndryshojnë vitin e ardhshëm.

Duzyatan është kthyer në një prej aktorëve më të kërkuar dhe që prej muajit Prill të vitit 2017 ka nisur kontaktet për projektin e radhës.
Sipas “HaberTurk”, bisedimet kanë avancuar duke arritur në fazën e hedhjes së firmave.

Sipas gazetës turke, nëse kjo marrëveshje firmoset në kushtet e dakordësuara deri më tani, do të krijojë një tronditje në treg, pasi jo vetëm do ta bënte Duzyatanin aktorin më të paguar, por edhe me diferencë të madhe në krahasim me të tjerët.

Ai mund të marrë 4 milionë lira turke (rreth 900 mijë euro) vetëm për firmën dhe zotimin për angazhim përgjatë katër viteve të ardhshme, ndërkohë që për çdo seri të serialit të ri do të paguhet 250 mijë lira (55 mijë euro).

Mustafa Doan paralajmëron se nëse marrëveshja firmoset me këto kushte, do të shkaktohet “tërmet” në treg, pasi edhe aktorët e tjerë do të kërkojnë shifra të tilla astronomike dhe nuk dihet nëse tregu do ta përballojë.

Ai madje paralajmëron edhe falimentimin e kompanive të produksionit, siç ka ndodhur me “Endemol Shine”, kompanisë që prodhoi “Fate të Kryqëzuara”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Masakra e Lushnjes/ Familjarët e të dyshuarve kërkojnë azil nga frika hakmarrjes
Previous article Di Caprio në filmin e ardhshëm të Tarantinos?

Klea.XH

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT