Veliaj ka qenë i ftuar në emision “Xing me Ermalin”, ku gjatë intervistës ka treguar dhe një episod që i kishte ndodhur gjatë një takimi.
Veliaj tregoi sesi në mes të një takimi zyrtar, i shpëtoi një gromësimë.
“Njëherë e kam parë veten keq, kur kemi qenë me një delegacion. Më ka kapur një gromësimë… Siç ishim duke folur për zhvillimin e qëndrueshëm, vetëm kur më del nga fundi i shpirtit… Dhe atyre që u ngeli piruni në dorë!”-tregoi kryetari i Bashkisë mes të qeshurave.
Gjatë emisionit Veliaj rrëfeu edhe pengun që i ka mbetur gjatë 2017-ës.
Ai tha se do donte të kalonte më shumë kohë me familjen dhe me shoqërinë dhe shtoi se këtë do përpiqet ta përmirësojë në 2018-ën.
“Të jem i sinqertë do doja të kaloja më shumë kohë me familjen dhe me shoqërinë. Edhe me nënën edhe me gruan edhe me shoqërinë dhe miqt me të cilët shihemi në aktivitete të ndryshme në takime të shkurtra. Këtë dua ta përmirësoj në 2018-ën”, tha Veliaj./ panorama


