Kreu i Komisionit Parlamentar te Ekonomise dhe Financave, deputeti i PS Erjon Braçe nuk ka munguar te sfidoje deputetet demokrate, duke filluar nga kryetari Basha.
Braçe eshte i sigurte se asnje prej tyre nuk di qe te shpjegoje skemen e TVSH, pavaresisht se marrin persiper te flasin ne emer te biznesit.
Keshtu, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të opozitës njëherësh kryetar i Partisë demokratike Lulzim Basha dhe deputetëve Aldo Bumçi dhe Flamur Noka.
I ftuar në studion e emisionit “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në televizionin Report TV, u shpreh: “Ata janë injorantë, si llogaris fare ata.”
Po ashtu ai i ka sfiduar ata duke thënë se nëse Lulzim Basha, Aldo Bumçi apo Flamur Noka mund ta shpjegojnë skemën e TVSH-së, për të cilën u protestua sot dhe doli në rrugë me biznesin e vogël, atëherë ai do të jepte dorëheqje.
“Ata janë injorantë! nuk i llogaris fare ata.
Nëse Flamur Noka do të shpjegojë skemën e TVSH-së, unë jap dorëheqjen.
Nëse Lulzim Basha, i cili ishte atje sot, arrin ta shpjegojë dot skemën e TVSH-së unë jap dorëheqje.
Merr Aldo Bumçin, nëse do ta shpjegojë dot skemën e TVSH-së, unë jap dorëheqje.”, tha Braçe, ndërsa shtoi se skema e TVSH-së është bërë jo për të luftuar biznesin e vogël, por për të luftuar fshehjen e biznesit të madh.
Braçe tha se 80% e atyre që sot protestuan nuk preken nga TVSH-ja, por sipas tij ka një mungesë komunikimi nga qeveria dhe bizneset nuk janë shpjeguar.


