• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ERË BARUTI NË KUFI/ SHBA akuza ndaj Moskës: Kërkon justifikim për të nisur sulmin
Home
Nderkombetare

ERË BARUTI NË KUFI/ SHBA akuza ndaj Moskës: Kërkon justifikim për të nisur sulmin

18 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Tensione mes Rusisë dhe Ukrainës. Bombardimet e nisura një ditë më parë në Ukrainën Lindore janë një nisje e asaj që të gjithë kanë frike, luftës.

Ushtria ukrainase ka akuzuar rusët se kanë bombarduar një fshat në rajonin e Luhanskut, duke goditur një kopsht fëmijësh.

Nga ana tjetër, rusët pretenduan se Ukraina ishin ajo që hapi zjarr e para dhe thjesht u përgjigjën.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit , Dmitry Peshkov , foli për një “përshkallëzim” të situatës në Donbass në Ukrainën lindore dhe iu referua “potencialit të madh të goditjes së forcave ukrainase”.

Nndërkohë zyrtarët e SHBA, bëjnë të ditur se Rusia po përgatitet të sajojë një arsye për të pushtuar Ukrainën dhe për të nisur një sulm në ditët në vijim, thonë.

Të enjten presidenti, Joe Biden, tha se aksioni ushtarak mund të fillonte menjëherë, por theksoi se zgjidhja diplomatike është ende në tryezë.

Zyrtari i tij i lartë i politikës së jashtme renditi më vonë disa mënyra se si Moska mund të justifikonte një pushtim. Rusia tha se pretendimet ishin “të pabaza” dhe akuzoi SHBA-në për nxitje të tensioneve.

Ajo ka mohuar vazhdimisht çdo plan për të pushtuar fqinjin e saj perëndimor. Moska këmbëngul se po i largon trupat nga kufiri ukrainas, por ky pretendim është kundërshtuar ashpër nga fuqitë perëndimore, shkruan BBC.

“Ne kemi arsye të besojmë se ata po përfshihen në një operacion të rremë për të pasur një justifikim për të hyrë në Ukrainë”, u  tha Biden gazetarëve.

Një flamur i rremë është një sulm i sajuar që një vend organizon kundër interesave të tij për të justifikuar një hakmarrje. Shtetet e Bashkuara kanë thënë prej javësh se një keq drejtim i tillë është pjesë e planeve të Rusisë.

Moska ka njoftuar largimin e zëvendësshefit të misionit amerikan në Rusi. Uashingtoni e quajti atë një “akt të paprovokuar”, ndërsa ministri i Jashtëm rus komentoi se vendimi erdhi si përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati të lartë rus nga ambasada në Uashington.

Moska akuzon Shtetet e Bashkuara për përhapjen e informacionit të rremë për një sulm.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 14 VJETORI I PAVARSISË/ Kanadaja ‘vishet’ me ngjyrat e Kosovës
Previous article NUK VJEN DOT NË SHQIPËRI PËR FINALEN/ Vajza e Ilir Shaqirit: Jam me COVID, s’mundem, e pres babin në shtëpi

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT