Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan është shfaqur në një moment mjaft “ të vështirë” gjatë takimit me homologun moldav, Igor Dodon.
Teksa homologu i Moldavisë fliste, kamerat kanë fokusuar disa momente përgjumjeje të kreut të shtetit turk.
64-vjeçarit i janë mbyllur sytë disa herë brenda pak çasteve, duke kaluar kështu në përgjumje.
Konferenca e përbashkët për shtyp u zhvillua në ditën e dytë të vizitës së presidentit turk në Moldavi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Dy vendet janë miqësuar ndjeshëm pas arrestimit nga Moldavia të disa mbështetësve të klerikut Fetullah Gylen, i cili cilësohet nga Erdogan si udhëheqës i organizatave terroriste.
#Turkey president #Erdogan is so excited to meet his #Moldova counterpart that he falls a sleep during a joint presser with his host President Igor Dodon in capital city Chisinau. pic.twitter.com/mHfa0lg4wk
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) October 17, 2018


