• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogani flet për planet e Turqisë në Ballkan, mesazh të fortë SHBA-së
Home
Europë

Erdogani flet për planet e Turqisë në Ballkan, mesazh të fortë SHBA-së

8 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një konferencë për shtyp me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në Ankara, tha se Perëndimi nuk mundet t’i durojë përpjekjet e Turqisë veçanërisht në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Perëndimi nuk mund ta durojë qëndrimin e Turqisë posaçërisht në Ballkan, nuk i duron hapat, iniciativat dhe përpjekjet e Turqisë. Pavarësisht nëse i duron apo jo, ne i realizojmë në mënyrë intensive ato që mundemi në Perëndim dhe Ballkan përmes TIKA-s. Veçanërisht, ne japim të gjitha përpjekjet tona për rigjallërimin dhe ndërtimin e monumenteve historike. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë këto edhe në të ardhmen”, tha Erdoğan.

Erdoğan tha se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Serbisë për herë të parë arriti në një miliard dollarë në vitin 2017, duke shtuar se qëllimi i tyre është që tregtia të arrijë vlerën pesë miliardë dollarë.

“Uroj që nga një miliard dollarë të arrijmë në dy miliardë, më pas në tre, ndërsa qëllimi është të ngritet në pesë miliardë dollarë. Në mesin e synimeve tona prioritare është rritja e investimeve reciproke”, tha presidenti turk.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë të ndajë përvojat për zhvillimin e infrastrukturës së transportit të Serbisë.

“Këto projekte do të luajnë rol të rëndësishëm në stabilitetin, paqen, mirëqenien dhe integrimin e rajonit. Projekti i autostradës Beograd-Sarajevë, i cili parashihet të ndërtohet edhe me kontribute të vendit tonë do, do të mundësojë forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të rajonit dhe, para së gjithash, është projekt i miqësisë dhe paqes. Ne dëshirojmë që ky projekt të realizohet sa më parë”, deklaroi Erdoğan.

Erdoğan e cilësoi si të paharrueshëm mbështetjen e homologut të tij Vuçiç në luftën e Turqisë kundër FETO-s, duke shtuar se Serbia i ka ofruar mbështetje Turqisë edhe në luftën kundër organizatës terroriste PKK.

Presidenti i Turqisë njoftoi se me Serbinë janë nënshkruar disa dokumente të rëndësishme në fusha si transporti, teknologjia informative dhe e komunikimit, energjia dhe bashkëpunimi policor.

“Mbi 220 projektet e realizuara nga TIKA në Serbi paraqesin shtyllë të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh. Qendra Kulturore Yunus Emre ofron shërbime për miqtë tanë serbë që dëshirojnë ta mësojnë turqishten. Dhjetra studentëve nga Serbia u ofrojmë mundësi për të studiuar në universitete përmes bursave të Turqisë”, theksoi Erdoğan.

“Populli i Sanxhakut në Serbi dhe shtetasit tanë me prejardhje nga Sanxhaku janë ura njerëzore më e fuqishme mes dy vendeve. Ne i vazhdojmë aktivitetet për ta forcuar këtë lidhje dhe për të kotnribuuar në zhvillimin ekonomik të rajonit”, u shpreh presidenti Erdoğan.

Erdoğan theksoi se disa qarqe janë të shqetësuara nga aktivitetet e Turqisë në Ballkan, duke u përpjekur të manipulojnë me përpjekjet e Turqisë dhe t’i shfaqin ato ndryshe nga ajo që janë.

“Pema që jep frute gjuhet me gurë. Ne u rekomandojmë këtyre qarqeve që në vend se të merren me punë të kota, të fokusohen më tepër për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe të bëjnë përpjekje atje”, potencoi Erdoğan.

Ai shprehu besimin që klubi turk i basketbollit Fenerbahçe do të fitojë kupën e Ligës së Evropës për herë të dytë në finalen që do të mbahet në kryeqytetin serb Beograd.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS I HUMBISNI/ Ja 20 mënyra të thjeshta si të kurseni para!
Previous article Jep dorëheqjen ministri i rëndësishëm, shkruan letër me motivet e largimit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT