• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan zbulon planin për prodhimin e makinës turke
Home
Botë

Erdogan zbulon planin për prodhimin e makinës turke

2 November, 2017 Ina.Autor Botë

Turqia synon të tregtojë dhe të shesë një makinë të prodhuar brenda vendit deri në vitin 2021, njoftoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan ka promovuar gjerësisht idenë e makinës turke.

Vendi ka një industri të madhe automjetesh, që prodhon për markat amerikane dhe evropiane dhe eksporton drejt Bashkimit Evropian.

Në të shkuarën, vendi prodhonte dhe shiste makinat e veta , përfshirë modelin ”Anadol”, por prodhimi i automjeteve u ndërpre rreth viteve 1990.

“Unë besoj se kjo makinë do të pëlqehet sapo të vihet në dispozicion në momentin e duhur”, tha Erdogan gjatë një ceremonie në pallatin presidencial në Ankara, ku pesë kompanitë e konsorciumit ishin pjesëmarrëse në një ceremoni nënshkrimi.

Erdogan tha se ishte një “turp” që Turqia nuk kishte një veturë të prodhuar në vend, duke premtuar mbështetjen e tij të plotë për projektin, si pjesë e një përpjekjeje për të zgjeruar eksportet.

Ai shprehu besimin e tij se deri në vitin 2019 do të hidhet në treg një prototip i makinës.

“Asnjë vend nuk dëshiron ta shohë Turqinë të zhvillohet, forcohet dhe të jetë e pavarur “, tha Erdogan, duke pëmendur disa aktorë pa emër si përgjegjës për dështimin e përpjekjeve të mëparshme të grushtit të shtetit, përcjell Atsh.

Gjithashtu, ai fajësoi vendimet e fundit të SHBA-së për të ndaluar dërgesat e armëve.

Kompanitë pjesëmarrëse ishin “BMC”, një nga prodhuesit turko-katariotë më të mëdhenj të automjeteve të blinduara, grupi ”Anadolu” konglomerati me seli në Stamboll , ”Kiraca Holding”, një kompani automobilistike lokale, “Turkcell “ gjiganti i telekomunikacionit dhe “Zorlu Holding” një nga grupet më të mëdha të kompanive që operon në fushën e tekstileve, energjisë dhe shërbimeve financiare.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si ta aredoni shtëpinë që tju shërbejë juve
Previous article (FOTO)/ Policia serbe brenda në stadium, ja atmosfera në prag të sfidës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT