• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan me deklaratë të fortë: E pamë lojën tuaj, nuk frikësohemi. Tani u themi…
Home
Nderkombetare

Erdogan me deklaratë të fortë: E pamë lojën tuaj, nuk frikësohemi. Tani u themi…

13 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se “ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregëtare të gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje të reja, në bashkëpunime të reja në aleanca të reja”.

“Nga Trabzoni porosis, e pamë lojën tuaj dhe nuk frikësohemi. Atë që nuk arritën ta bëjnë me provokime, grusht shteti, tani tentojnë ta bëjnë me para. Me një shprehje të qartë kësaj i thonë luftë ekonomike. Nuk do të dorëzohemi. Nëse ju e ngrini dollarin për ne, ne do të kërkojmë mënyra të reja të kryejmë punët tona. Ne i themi mirupafshim atyre që për hir të lidhjes me organizatat terroriste sakrifikojnë partneritetin strategjik, aleancën me një vend prej 81 milionëve”, porositi Erdoğan në Trabzon, duke u përqëndruar në kursin e lirës.

Erdoğan u përqëndrua edhe në rastin e priftit amerikan Andrew Brunson, të cilin e arrestoi policia turke për shkak të akuzave për ofrim të mbështetjes ndaj organizatave terroriste.

“Ju e sakrifikoni Turqinë për një prift të ndërlidhur me organizatat terroriste. Na falni, por atë që duhet bërë një shtet ligjor, ne do ta bëjmë”, shtoi Erdoğan.

Ai shtoi se, nëse ekzistojnë ata që konsiderojnë se bëhet fjalë për kursnin, priftin e arrestuar dhe tarifat e çelikut dhe aluminit, duhet të vetëdijsohen.

“Ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregtare të gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje të reja, në bashkëpunime të reja në aleanca të reja”, porositi Erdoğan.

Ai shtoi se Turqia po përballet edhe një herë me një lojë politike dhe të ulët.

“Me ndihmën e Zotit, ne do ta kapërcejmë këtë”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se operacionet antiterroriste jashtë kufijve të Turqisë me sukses po zbatohen.

“Jemi në fazën e fundit të përgatitjes për të shtuar rajone të reja në Siri ku kemi vendosur siguri me “Mburojën e Eufratit” dhe “Degën e Ullirit”. Ne së shpejti do të çlirojmë dhe do të vendosim siguri edhe në vende të reja. Deri më tani, numri i atyre që janë kthyer nga vendi ynë në zona të sigurta ka arritur një çerek milion”, tha Erdoğan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT NË KONCERT/ Shembet platforma, pushuesit bien në det
Previous article Valverde: Kurrë nuk do të gjejmë një tjetër Andres Iniesta

k.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT