• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan mbërrin në Vatikan! Roma në “shtetrrethim”
Home
Europë

Erdogan mbërrin në Vatikan! Roma në “shtetrrethim”

5 February, 2018 luljetaautor Europë, Nderkombetare

Për herë të parë pas 59 vitesh një president turk viziton Selinë e Shenjtë
Masat e sigurisë janë rritur në nivelin më të lartë në Romë për shkak të vizitës zyrtare dyditore të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Vatikan, me ftesë të Papa Françeskut.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare italiane të lajmeve ANSA, për shkak të vizitës zyrtare dyditore që fillon sot të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin e Italisë, Romë, janë marrë masa të jashtëzakonshme të sigurisë.

Në Romë duke nisur nga dita e sotme e deri në largimin e Presidentit Erdoğan në qytet do të jenë në detyrë 3.500 forca të sigurisë.

Në kuadër të masave të sigurisë disa rrugë në kryeqytet do të jenë të mbyllura për trafikun, ndërsa forcat e sigurisë janë duke kryer përpjekje që të jenë të sigurta rrugët ku do të kalojë autokolona e presidentit të Turqisë, të cilat janë pajisur me sisteme të kamerave dhe ndiqen në çdo moment.

Gjatë vizitës së Presidentit Erdoğan do të jenë të angazhuar edhe njësitë NBCR të cilat janë të trajnuara kundër rreziqeve “bërthamore, biologjike dhe kimike”.

– “Zona e Gjelbër” në Romë

Ndërsa sipas “La Repubblica”, një prej gazetave kryesore në Itali, krahas 3.500 forcave të sigurisë dhe njësive NBRC në Romë është formuar edhe “Zona e Gjelbër”, ku në këtë kuadër gjatë vizitës së Erdoğan në Romë nuk do të lejohet asnjë protestë dhe në këtë mënyrë do të parandalohen provokimet e mundshme të organizatës terroriste PYD/PKK dhe veprimet e paligjshme.

Në Vatikan pas 59 vitesh për herë të parë zhvillohet një vizitë në nivel presidencial nga Turqia, ku në kuadër të kësaj vizite, Erdoğan pas takimit me Papa Françeskun do të takohet edhe me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin.

Pas vizitës në Vatikan, Erdoğan do të takohet në Romë me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella dhe me kryeministrin e vendit, Paolo Gentiloni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Bota e modës më pëlqen, por nuk e shoh si..."/ Marinsja që po “çmend” Instagramin (FOTO)
Previous article Kovacic nuk është i lumtur në Madrid, katër skuadra kërkojnë shërbimet e tij

luljetaautor

Postime të ngjashme

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT