• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erdogan kërcënon SHBA-në: Nëse do të bashkëpunosh me ne …
Home
Nderkombetare

Erdogan kërcënon SHBA-në: Nëse do të bashkëpunosh me ne …

17 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia ka siguruar kontroll mbi tre të katërtat e rajonit të Afrinit në veri të Sirisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka zgjidhur pjesën më të madhe të çështjes së Afrinit. Deri më tani kemi siguruar kontrollin e tre të katërtës së rajonit të Afrinit”, tha Erdoğan në fjalën e tij në kongresin lokal të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Erzurum.

Erdoğan tha se synojnë kontrollin e plotë të Afrinit dhe që popullata e rajonit të vendoset në shtëpitë tyre.

“Ne nuk kemi synim territorial”, tha Erdoğan, duke shtuar se tanimë Turqia do t’i zgjerojë dhe përforcojë pikat e vëzhgimit në Idlib dhe në të njëjtën kohë do të drejtohet kah Munbixhi.

Presidenti turk poashtu foli edhe në lidhje me praninë e terroristëve në pjesën lindore të Lumit Eufrat në Siri.

“Nëse SHBA dëshiron të bashkëpunojë me ne kundër terrorizmit, atëherë duhet të fillojë duke i larguar terroristët nga lindja e Eufratit”, theksoi ai.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe të DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Intervista/ Trafikantët shqiptarë po pushtojnë Europën, lidhjet me bosët e krimit
Previous article “Ku dilnin, as një thes miell s’merrja”, Drita nga ndihma ekonomike te fabrika e hudhrave (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT