Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se kombi është në pragun e një periudhe të re, përsëri “ringjallje”.
Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së Qendrës së Përgjithshme të Fondacionit të Rinisë së Turqisë (TÜGVA) në Stamboll.
Ai tha se ky fondacion nuk është mjaftuar vetëm me mundësinë e ofrimit të strehimit për të rinjtë por është bërë një shkollë, një universitet i dytë për dhjetëra mijëra të rinj në mosha të ndryshme dhe nivele të ndryshme arsimi.
“Me të rinjtë tanë përpiqemi të tejkalojmë pengesat ndërmjet ëndrrave të tyre” tha Erdoan dhe shtoi: “Në vendin tonë ne kemi siguruar një atmosferë lirie ku asnjë prej fëmijëve tani nuk nënvleftësohet për shkak të besimit, veshjes e pamjes së jashtme”.
“Ne jemi në prag të një periudhe të re; emri i kësaj periudhe është përsëri ringjallje, kjo është periudha e rilartësimit” tha Erdoan.
Ai tha se kjo është periudha kur do të vihet në jetë ideali i një Turqie të madhe.
“Një pjesë e këtij ideali është i lidhur me rajonin tonë gjeografik por nuk është aspak i lidhur me ekspansionizmin” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.