Një djalë i ri ka gjetur zgjidhjen për të shmangur trafikun. Që të shmangte trafikun djali nga Kina ka dalë në rrugë dhe ka vizatuar sipas qejfit shenjat rrugore për ta bërë udhëtimin e tij sa më të shpejtë. Ai është kapur në kamera ku me një bojë të bardhë ngjyrosi dy shigjeta të reja në rrugë në Lianyungang. Por kjo gjë që ai bëri nuk lejohet ndaj është gjobitur nga polica me 151 dollarë. Ndërsa është marrë në pyetje tregoi se veprimi i tij ka ardhur si rezultat trafikut të madh që haste çdo ditë gjatë udhëtiit të tij me autobuz dhe shkonte me vonesë në punë.