• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ERDHI…”/ Gruaja rrëfen divorcin: Djali i bashkëshortit zgjodhi të rrinte me mua, tani kam 3 fëmijë
Home
Sociale

“ERDHI…”/ Gruaja rrëfen divorcin: Djali i bashkëshortit zgjodhi të rrinte me mua, tani kam 3 fëmijë

24 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

“Ka Një Mesazh Për Ty” nga emisioni “E Diela Shqiptare” në Tv Klan mirëpriti në studio Leonorën, e cila vjen nga shumë larg. Prej 16 vitesh, ajo jeton në SHBA, në qytetin që nuk fle kurrë, Las Vegas. Ajo e nis rrëfimin e saj me një histori sa të trishtë, aq edhe të veçantë. E fejuar me mblesëri në moshën 19-vjeçare, ajo gjeti në shtëpinë e bashkëshortit një fëmijë, një djalë të cilin e deshi shumë, të cilit iu bashkua edhe vajza që Leonora lindi.

Pas disa vitesh, divorci i saj nga bashkëshorti e la pas me tre fëmijë, një djalë dhe dy vajzat e saj, por për Leonorën nuk ka asnjë ndryshim, ajo thotë se ka tre fëmijë.

Ardit Gjebrea:  Më trego pak për jetën tënde këtu, përpara se të shkoje atje.

Leonora: Fillimisht jam motra e 4 vëllezërve dhe në moshën 19, fejohem.

Ardit Gjebrea:  Me dashuri?

Leonora: Jo, me mblesëri.

Ardit Gjebrea:  I fejuari im kishte nga martesa e parë një djalë, atë fëmijë e donim shumë dhe që vitin e parë solla në jetë vajzën e madhe. Nga djali i martesës së parë që kishte burri nuk kisha asnjë lloj problemi.

Leonora: Ai jetonte me ju?

Ardit Gjebrea:  Erdhi pas një viti.

Leonora: Ishte fëmijë i vogël, 3-4 vjeç, por donte të rrinte te familja e të atit.

Ardit Gjebrea:  Nuk e mbajti e ëma, e mbajtët ju?

Leonora: E ëma e kishte në dokument.

Ardit Gjebrea:  Por ai donte që të jetonte me ju?

Leonora: Po, pasi lindi dhe vajza ai ishte shumë i afruar me motrën e tij. Pas tetë vjetësh, kam lindur vajzën e dytë.

Ardit Gjebrea: Po të të pyes unë, sa fëmijë ke ti?

Leonora: Tre.

Ardit Gjebrea:  Edhe sot tre?

Leonora: Tre dhe dy nipër.

Ardit Gjebrea:  Edhe pse u divorcove nga burri, ti prapë thua tre fëmijë?

Leonora: Po, patjetër.

Ardit Gjebrea:  Pra, ti nuk je më me bashkëshortin tënd dhe djalin e tij ti e konsideron si djalin tënd?

Leonora: Ai zgjodhi të rrinte me mua.

Ardit Gjebrea:  Si me ty?

Leonora: Me mua, në të njëjtën familje.

Ardit Gjebrea:  Vajzat i kuptoj, por edhe ti kur u divorcove, djali vendosi të rrijë me ty?

Leonora: Po, babai i tyre u largua nga ne.

Ardit Gjebrea: Dhe sot e kësaj dite jeni bashkë, me djalin e ish-bashkëshortit?

Leonora: Po.

Së bashku me Leonorën, në shtëpinë e saj në Las Vegas bashkëjetojnë Ledioni me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Të dyja skuadrat pritet të dhurojnë spektakël në "Old Trafford" (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article NUK E KA TREGUAR MË PARË/ Jonida Vokshi rrëfen historinë e bukur pas emrit të vajzës së saj

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT