• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ERDHI DITA”/ Po afrohet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë, Osmani: Jemi bashkë me Kurtin
Home
Rajon

“ERDHI DITA”/ Po afrohet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë, Osmani: Jemi bashkë me Kurtin

10 October, 2019 Delo.autor Rajon

Po afrohet marrëveshja politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për qeverisjen në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 6 Tetorit. Vjosa Osmani deklaroi pas takimit me Albin Kurtin paraditen e sotme se kanë rënë dakord në parim për të qeverisur bashkë, ndërsa për marrëveshjen finale do të pritet deri në zyrtarizimin e rezultatit nga KQZ-ja.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë” tha Osmani.

Ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti theksoi se pasi ranë dakord për qeverisjen, dy partitë Vetëvendosja dhe LDK-ja do të ulen për të harmonizuar programet. Kurti theksoi se qeveria e re do të jetë më e vogël, ndërsa do të shkurtohet edhe numri i zv. ministrave. Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin për ndarjen e posteve.

“Pazare politike keni parë me PAN-in, qeveria e re do të ketë transparencë. Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia.

U dakorduam që të kemi një qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor minimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra. Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret  ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçqë në qeverinë e ardhshme” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LARG POLITIKËS DHE AFËR NATYRËS"/ Jozefina Topalli FOTOGRAFOHET duke nxjerrë nipin shëtitje nga liqeni i Tiranës
Previous article "GRUAJA PARUKIERE ME TRE MESHKUJ NË SHTËPI"/ Bënte jetë luksoze dhe u kthye në "mollë" sherri për vrasjen që shokoi sot Kavajën (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT