• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ERDHËN PËR T’MË VRARË, U NGECI ARMA”/ Rrëfimi i Lulë Zefit, gruas që denoncoi Pëllumb Gjokën
Home
Breaking News

“ERDHËN PËR T’MË VRARË, U NGECI ARMA”/ Rrëfimi i Lulë Zefit, gruas që denoncoi Pëllumb Gjokën

28 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në episodin e parë të podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, u fol për pronat dhe konfliktet që ka prodhuar e drejta e shumë shtetasve shqiptarë për të marrë prone e trashëguar.

Ka shumë pyetje, shumë procese civile dhe penale, qytetarë që presin e të tjerë që kanë përfunduar në Strasburg. Konfliktet janë aty, disa të zgjidhura. Disa të pazgjidhura.
“12 mijë qytetarë janë në gjyqe për pronat, 2 mijë në luftë me shtetin”, janë këto vetëm një pjesë e statistikave që solli gazetarja në podcast-in e saj.

637 shtetas shqiptarë u vendosën në qendër të atentateve për shkak të konflikteve për pronat. Prej tyre 185 janë vrarë dhe 208 u plagosën rëndë. Për 244 të tjerë plani për t’i vrarë mbeti një tentativë. Shifrat shqetësuese për krimet që vijnë nga ‘lufta’ për tokën llogariten nga viti 1998 e në vazhdim. Mosëmarrëveshjet e pronave futën në armiqësi njerëzit më të afërt të familjes, lidhje krushqie dhe kushërinj apo trashëgimtarë, me procese që kanë kaluar dy dekada, ligje që janë ndryshuar vazhdimisht.
12 mijë shtetas shqiptarë janë nën procese civile në të gjitha gjykatat, dhe me fashikuj e harta topografie këmbëngulin se kanë të drejtë. 2 mijë prej tyre janë pjesë e stokut në gjykatën e lartë. Nuk ka një statistikë nga prokuroritë se sa është numri i të dënuarve për falsifikim dhe tjetërsim.

Megjithatë falsifikimi i dokumenteve, që ktheu tokën bregdetare rërë, në tokë buqësore, tokën e trashëguar në truall që ishte shitur tek të panjohur, mbetet krimi i përditshëm.
Lulë Zefi gruaja e guximshme që denoncoi Pëllumb Gjokën

Lulë Zefi, është një 67-vjeçarja e cila prej vitesh ka nisur betejën për tokat. Nuk e humbi durimin në prokuroritë që i mbyllnin dyert.
Ajo këmbënguli ngado, edhe pse kishte përballë një grup kriminal të rrezikshëm që u përpoq ta vriste. Edhe kur francezët sollën transkriptet e grupeve kriminale që flisnin në SKY me prokurorë e shefa policie, dhe kundërshtarin e saj Pëllumb Gjoka, kallëzimi i gruas gjendej në SPAK.
“Unë jam Lulë Zefi, lindur në Grizhë të Shkodrës dhe e martuar këtu në Gurëz, Kurbin. Jam grua e ve, me gjashtë fëmijë. Kam hetuar që nëna ime ka prona e s’na kish tregu kush se baba na ka vdek. Nëna quhet Drande Hotaj. Në 25 qershor 2017, unë kam shkuar tek nana ime ta pyes për tokat. Nëna jetonte bashkë me vëllain. Shkova ta pyes por nëna ime rrinte e frikësuar, nuk fliste. Kurse vëllai më tha nuk di gjë për tokat, të betohem në kishë. “Janë bërë gjyqe për tokat”, i thashë. Ato toka nuk ka për ti gëzuar kush, as Pëllumb Gjoka, askush. Ato toka do i gëzojmë ne fëmijët. Nëna nuk ka asnjë lloj letre se kush ja ka trashëguar. Por janë 390 dynymë. Toka që thuhet në letra janë të Dranes. Vazhdova e vetme. Të tretën ditë që u ktheva në shtëpinë time, kanë dërguar vrasësin me pagesë për t’më vrarë. Personi erdhi ma vuri pistoletën në kokë. Është kthyer përsëri me armë, ma vinte pistoletën në ballë e hiqte, e vinte e hiqte. Me lotë në sy i thashë: “Kush je, ti çfarë borxhi të kam ty?”. Nuk i shkrepte arma, i ra nga dora. Kam rënë në gjendje të fikëti dhe kur jam përmendur kam njoftuar fëmijët. Është kapur personi nga policia, në bazë të targës së makinës. Nuk e kam njohur fare personin. Vetëm kur ka thënë “jam filani”. I kam mbajtur mend mimikën. Ju kam thënë që këtë person e ka dërguar Pëllumb Gjoka, sepse para tre ditësh kam qenë tek nëna ime dhe kërkova të di për tokën dhe se këto toka na i ka marrë Pëllumb Gjoka. Ata vetëm shkruanin, por të gjitha kanë dalë të gjitha në shesh se me kë ka lidhje. Të gjitha ç’ka kam thënë deri më sot kanë dalë ekzakte.”-tregon ajo./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI/ Dita nis me diell, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat, moti për sot
Previous article I BURGOSUR PËR KULTIVIM DROGE/ Ndërron jetë 31-vjeçari te ‘313’-ta! Drejtoria e Burgjeve: Pësoi arrest kardiak...

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT