• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ERDGYS ARRAZI NUK DO TË DËNOHET? Tragjedia në Shkodër, pse rrezikon të përsëritet precedenti i 2016-s
Home
Aktualitet
Kronikë

ERDGYS ARRAZI NUK DO TË DËNOHET? Tragjedia në Shkodër, pse rrezikon të përsëritet precedenti i 2016-s

9 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ishin bashkëshortë, jetonin nën të njëjtën çati. Por kishin kohë që nuk komunikonin me njëri tjetrin.

Këtë e vërteton telefoni i Erdgys Arrazit që është këqyrur nga polica e Shkodrës dhe që i është përcjellë policisë shkencore në Tiranë për riekspertim e për të rikthyer komunikimet me të shoqen Alma Arrazin, e cila u vetë mbyt së bashku me tre fëmijët. Burimet e TCH konfirmuan se dëshmitare kyç për vijimësinë e hetimeve ndaj të akuzuarit Erdgys Arrazi arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes do të konsiderohet kunata e tij, që është njeriu i fundit që takoi të ndjerën pak përpara se ajo të vetëvritej.

Megjithëse 31 vjeçari është i paraburgosur, për prokurorinë është e rëndësishme gjetja e provave shtesë që do siguronin dënimin e tij për shkaktim vetëvrasjeje përmes dhunës psikologjike, që kulmoi shtatë muaj më parë kur kryefamiljari nisi një lidhje jashtë martesore. Gjetja e provave shtesë nevojitet për shkak të një hetimi të mëparshëm pothuajse të ngjashme ku nga largimi i nënës dhe konflikteve të xhelozisë, Naum Toshi mbyti dy djemtë dhe u vetëvar.

Tragjedia e 5 dhjetorit 2016 përfundoi në gjykatë dhe siç përmendet në shkresa kryefamiljari kërkoi ndihmë në polici për largimin e të shoqes me të cilën kishte patur konflikt, teksa Marsela Toshi denonconte se burri i kërkoi të ikte nga shtëpia. Nëna e dy fëmijëve të ndjerë menjëherë pas tragjedisë u vendos nën hetim dhe ndaj saj u ngrit akuzë

Në fund të 2023 gjykata e lartë tha seee tragjedia që tronditi vendin ku babai mbyti dy djemtë njëri katër vjeç dhe tjetri 7 vjeç, nuk ndodhi për shkak të nënës dhe se gruaja duhet dënuar për braktisje të të miturve

Në dosje përmendet se si babai i dy djemve përpara se të ndërmerrte vrasjen e dyfishtë dhe ti jepte fund jetës kishte shkruar “unë po iki po i marr dhe dy fëmijët që të mos jetë jetim, pa nënë e pa babë. As në shtet nuk i le dot se do kenë një emër tjetër. Në këto dorëshkrime ai shkruan mbi marrëdhënien konfliktuale.

“Erdhi në datën 4 dhjetor. Kërkoi çfarë i duhet dhe iku me atë që do. Me zor nuk e mbaj dot ma nxiu jetën kjo martesë”.

Në fashikull prokuroria mblodhi si prova dëshmitë e familjarëve dhe këqyri edhe sistemin TIMS ku provoi se nëna i kishte braktisur.

Ky rast analogjik pritet të merret si orientim nga grupi i hetimit i cili këmbëngul se do të ripyetet motra e të ndjerës por edhe disa persona të tjerë.

Si ndodhi tragjedia e 5 dhjetorit 2016?
Naum Toshi mbyti në gjumë dy fëmijët e tij të vegjël, e më pas u var me litar, për shkak të konflikteve me gruan e tij Marsela Toshi.

Ata ishin njohur në vitin 2009 në Greqi, teksa problemet mes tyre nisën pikërisht në momentin që Marsela nisi të punonte si kameriere në një klub nate, fakt që 41-vjeçari nuk e pranoi kurrë. Ata janë njohur në Athinë, në një kohë të vështirë për Marselën e cila jetonte bashkë me djalin e saj të vogël pa asnjë mbështetje dhe e divorcuar nga bashkëshorti i parë.

Vajza nga Fieri ishte bërë nënë në moshë të re, ndërsa Toshi e kishte ndihmuar, ndonëse ajo nuk kishte dokumente për të qëndruar në Greqi. Më pas nga martesa e tyre 4 vite më parë kishin sjellë në jetë edhe djalin e tyre. Sipas të afërmve, ndonëse Naumi kishte zgjedhur të kthehej në Shqipëri, gruaja e tij nuk e kishte harruar Greqinë, madje ishte larguar disa herë nga shtëpia duke ia lënë fëmijët këtij të fundit, me arsyetimin se shkonte për të punuar. Një gjë e tillë nuk është toleruar nga i shoqi, i cili arriti deri në çmenduri, mbyti fëmijët dhe vari veten.

Mendohet se 41-vjeçari e kishte paramenduar krimin monstruoz, duke qenë se kishte lënë edhe një letër sqaruese për të atin, Andrea Toshin, aty ku i shpjegonte arsyet pse po vendoste të ikte nga kjo botë. Është zbardhur dje letra, në të cilën thuhej:

“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë nuk të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! Nuk më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! Nuk u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë nuk pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shtetas shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh
Previous article "VEÇ TË NDAJË ÇIFTIN..."/ Çfarë mendon Françeska se do të bëjë Erjola për t’i shpëtuar televotimit?

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT